12. Jusuf · Ajeti 34

سورة يوسف
Përkthimi Sherif Ahmeti
34

فَٱسۡتَجَابَ لَهُۥ رَبُّهُۥ فَصَرَفَ عَنۡهُ كَيۡدَهُنَّۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ

E Zoti i tij ia pranoi lutjen atij dhe e largoi nga ai dredhinë e tyre. Vërtet, Ai është që dëgjon (lutjet) dhe di (gjendjen).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Sprova e tretë për Jusufin ishte përpjekja e gruas së ministrit për ta çnderuar. S’ka dyshim, si pejgamber ai ishte i kursyer prej çdo gabimi, e edhe prej përpjekjes së saj. Se në çfarë mase ishte maturia e Jusufit, nuk ka nevojë për ndonjë interpretim të gojëdhënave, mjafton që Zoti thotë për të, se ishte prej të zgjedhurve. Sigurisht gruan e ministrit e kishin përgojuar gratë e rrethit të shtresës më të lartë të qytetit, prandaj edhe përgatitja për tubimin e tyre në ndejë ishte e rangut të lartë, kur thuhet se u përgatiti fotele mbështetëse etj. Gruaja e ministrit u përpoq t’i iki realitetit përderisa edhe gratë e qytetit ranë nën një ndikim sikurse edhe ajo, e atëherë ajo u zbulua haptazi dhe iu kërcënua Jusufit. Jusufi, si pejgamber shprehu dëshirën për vuajtje në këtë botë dhe nuk e lejoi veten t’i nënshtrohet dëshirave fizike, e si njeri kërkoi ndihmën e Zotit, pse prirjet e epshit janë shumë agresive. Allahu e ndihmoi, e shpëtoi prej mëkatit të turpshëm dhe e bëri shembull të përjetshëm për të gjithë rininë, që përpiqet të jetë e ndershme. Për fatbardhësinë e kësaj rinie kemi hadithin e Pejgamberit