E Zoti i tij ia pranoi lutjen atij dhe e largoi nga ai dredhinë e tyre. Vërtet, Ai është që dëgjon (lutjet) dhe di (gjendjen).*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Sprova e tretë për Jusufin ishte përpjekja e gruas së ministrit për ta çnderuar. S’ka dyshim, si pejgamber ai ishte i kursyer prej çdo gabimi, e edhe prej përpjekjes së saj. Se në çfarë mase ishte maturia e Jusufit, nuk ka nevojë për ndonjë interpretim të gojëdhënave, mjafton që Zoti thotë për të, se ishte prej të zgjedhurve. Sigurisht gruan e ministrit e kishin përgojuar gratë e rrethit të shtresës më të lartë të qytetit, prandaj edhe përgatitja për tubimin e tyre në ndejë ishte e rangut të lartë, kur thuhet se u përgatiti fotele mbështetëse etj. Gruaja e ministrit u përpoq t’i iki realitetit përderisa edhe gratë e qytetit ranë nën një ndikim sikurse edhe ajo, e atëherë ajo u zbulua haptazi dhe iu kërcënua Jusufit. Jusufi, si pejgamber shprehu dëshirën për vuajtje në këtë botë dhe nuk e lejoi veten t’i nënshtrohet dëshirave fizike, e si njeri kërkoi ndihmën e Zotit, pse prirjet e epshit janë shumë agresive. Allahu e ndihmoi, e shpëtoi prej mëkatit të turpshëm dhe e bëri shembull të përjetshëm për të gjithë rininë, që përpiqet të jetë e ndershme. Për fatbardhësinë e kësaj rinie kemi hadithin e Pejgamberit
We dehale me’ahu es-sixhne fetejani kale ‘eheduhuma ‘inni ‘erani ‘a’siru hamræn we kalel-’aharu ‘inni ‘erani ‘ehmilu fewka re’si hubzæn te’kulut-tejru minhu nebbi’na bite’wilihi ‘inna nerake minel-muhsinine
Së bashku me të hynë në burg dy të rinj. Njëri prej atyre dyve tha: "Unë ëndërrova veten se po shtrydhi (rrush për) verë". E tjetri tha: "Unë ëndërrova se po bart mbi kokë një bukë nga e cila hanin shpezët". Na trego komentimin e saj, se ne të konsiderojmë nga komentuesit e mirë (të ëndrrave).
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.