12. Jusuf · ajete 39–42

سورة يوسف
39

يَٰصَٰحِبَيِ ٱلسِّجۡنِ ءَأَرۡبَابٞ مُّتَفَرِّقُونَ خَيۡرٌ أَمِ ٱللَّهُ ٱلۡوَٰحِدُ ٱلۡقَهَّارُ

Ja sahibeji es-sixhni ‘e’erbabun muteferrikune hajrun ‘emi Ellahul-wahidul-kahharu

O ju dy shokët e mi të burgut, a është më mirë të adhurohen zota të ndryshëm ose All-llahu, i vetmi ngadhënjimtar?

40

مَا تَعۡبُدُونَ مِن دُونِهِۦٓ إِلَّآ أَسۡمَآءٗ سَمَّيۡتُمُوهَآ أَنتُمۡ وَءَابَآؤُكُم مَّآ أَنزَلَ ٱللَّهُ بِهَا مِن سُلۡطَٰنٍۚ إِنِ ٱلۡحُكۡمُ إِلَّا لِلَّهِ أَمَرَ أَلَّا تَعۡبُدُوٓاْ إِلَّآ إِيَّاهُۚ ذَٰلِكَ ٱلدِّينُ ٱلۡقَيِّمُ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ

Ma ta’budune min dunihi ‘illa ‘esma’en semmejtumuha ‘entum we ‘aba’uukum ma ‘enzelel-lahu biha min sultanin ‘inil-hukmu ‘illa lillahi ‘emere ‘ella ta’budu ‘illa ‘ijahu dhalike ed-dinul-kajjimu we lekinne ‘ekthere en-nasi la ja’lemune

Ata që ju adhuroni përveç All-llahut, nuk janë tjetër vetëm se emra që i pagëzuat ju dhe prindërit tuaj. All-llahu nuk shpalli ndonjë fakt për ta, vendimi (në çështjen e adhurimit) nuk i takon kujt, pos All-llahut, e Ai urdhëroi të mos adhuroni tjetër vetëm Atë. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.

41

يَٰصَٰحِبَيِ ٱلسِّجۡنِ أَمَّآ أَحَدُكُمَا فَيَسۡقِي رَبَّهُۥ خَمۡرٗاۖ وَأَمَّا ٱلۡأٓخَرُ فَيُصۡلَبُ فَتَأۡكُلُ ٱلطَّيۡرُ مِن رَّأۡسِهِۦۚ قُضِيَ ٱلۡأَمۡرُ ٱلَّذِي فِيهِ تَسۡتَفۡتِيَانِ

Ja sahibeji es-sixhni ‘emma ‘ehedukuma fejeski rebbehu hamræn we ‘emmal-’aharu fejuslebu fete’kulut-tejru min re’sihi kudijel-’emrul-ledhi fihi testeftijani

O shokët e mi të burgut! Njëri prej juve dyve do t'i japë të pijë verë zotëriut të vet, e tjetri do të varet, kurse shpezët do të hanë nga koka e tij. Çështja për të cilën kërkuat shpjegim, ka marrë fund (kështu).

42

وَقَالَ لِلَّذِي ظَنَّ أَنَّهُۥ نَاجٖ مِّنۡهُمَا ٱذۡكُرۡنِي عِندَ رَبِّكَ فَأَنسَىٰهُ ٱلشَّيۡطَٰنُ ذِكۡرَ رَبِّهِۦ فَلَبِثَ فِي ٱلسِّجۡنِ بِضۡعَ سِنِينَ

We kale lilledhi dhenne ‘ennehu naxhin minhuma edhkurni ‘inde rabbike fe’ensahu esh-shejtanu dhikre rabbihi felebithe fi es-sixhni bid’a sinine

E atij, për të cilin besonte se është i shpëtuar, i tha: "Më përkujto mua te zotëriu yt". Po djalli e vuri në harresë ta përkujtojë te zotëriu i tij, e për këtë mbeti në burg disa vjet.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Sprova e katërt dhe e fundit për Jusufin ishte burgu. Paria e Egjiptit e vërtetoi se Jusufi ishte i pafajshëm, por për hir të autoritetit të gruas së ministrit, edhe pse pa të drejtë vendosi ta burgosë kinse si fajtor. Ndodhi që bashkë me Jusufin të burgosen edhe dy të rinj, shërbëtorë të sundimtarit.