وَقَالَ لِلَّذِي ظَنَّ أَنَّهُۥ نَاجٖ مِّنۡهُمَا ٱذۡكُرۡنِي عِندَ رَبِّكَ فَأَنسَىٰهُ ٱلشَّيۡطَٰنُ ذِكۡرَ رَبِّهِۦ فَلَبِثَ فِي ٱلسِّجۡنِ بِضۡعَ سِنِينَ
E atij, për të cilin besonte se është i shpëtuar, i tha: "Më përkujto mua te zotëriu yt". Po djalli e vuri në harresë ta përkujtojë te zotëriu i tij, e për këtë mbeti në burg disa vjet.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Sprova e katërt dhe e fundit për Jusufin ishte burgu. Paria e Egjiptit e vërtetoi se Jusufi ishte i pafajshëm, por për hir të autoritetit të gruas së ministrit, edhe pse pa të drejtë vendosi ta burgosë kinse si fajtor. Ndodhi që bashkë me Jusufin të burgosen edhe dy të rinj, shërbëtorë të sundimtarit.