12. Jusuf · ajete 57–59

سورة يوسف
57

وَلَأَجۡرُ ٱلۡأٓخِرَةِ خَيۡرٞ لِّلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَكَانُواْ يَتَّقُونَ

We le’exhrul-’ahireti hajrun lilledhine ‘amenu we kanu jettekune

Po shpërblimi i botës tjetër, gjithsesi është shumë më i mirë për ata që besuan dhe ata që u frikësuan dhe u ruajtën.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Mbreti që si duket quhej: Rejan bin Velid, e sheh ëndrrën dhe kërkon prej dijetarëve t’ia intepretojnë domethënien e saj, e derisa nuk qenë në gjendje t’ia shpjegojnë, ia zhvlerësuan edhe ëndrrën. Në atë kohë, e pas sa vitesh shërbëtori i mbretit, që kishte qenë me Jusufin në burg dhe ishte liruar, i përkujtohet Jusufi dhe porosia që i pat thënë: Më përkujto...,- i tha mbretit dhe parisë, nëse më lejoni të shkoj te një njeri, ai do të dijë ta shpjegojë. Burgu paska qenë jashtë qytetit, prandaj shërbëtori thotë: Më dërgoni... Shkon te Jusufi dhe ai ia shpjegon sinjalizimin e ëndërrës. Mirëpo, Jusufi i thotë atij të deleguarit të mbretit, që të kthehet dhe të shkojë te mbreti e ta pyesë: “A e di ai punën e atyre grave, a e di përse Jusufi qëndroi në burg pa gabim, a e di se gratë ishin shkaktare për burgosjen e tij? Jusufi nuk pranon të dalë nga burgu para se të pastrohej. Mbreti i tubon gratë, të cilat kishin qenë në ndejë te gruaja e ministrit Kitfir-azizit, te Zylejhaja dhe ndriçoi çështjen e Jusufit, derisa ato u deklaruan se Jusufi ishte i pafaj, e në fund edhe Zylejhaja e pranoi, se Jusufi ishte i ndershëm. “Nuk e çfajsoj epshin...”, nëse këtë e ka thënë Jusufi, ka pasur si qëllim të mos krenohet me veten, edhe pse ishte i pastër, e nëse e ka thënë Zylejhaja, atëherë ka thënë realitetin. Pasi vërteton drejtësinë dhe maturinë e Jusufit mbreti e afron pranë vetes dhe i jep pozitë të madhe, duke e caktuar përgjegjës të depove të mbretërisë. Kjo ishte mëshirë e të madhit Allah, që ia dhuron atij që do, e dhurata më e madhe e Tij është ndihma ndaj njeriut që ai ta besojë, t’i respektojë urdhrat e Tij, e më në fund ta përjetojë shpërblimin e madh në jetën tjetër.
58

وَجَآءَ إِخۡوَةُ يُوسُفَ فَدَخَلُواْ عَلَيۡهِ فَعَرَفَهُمۡ وَهُمۡ لَهُۥ مُنكِرُونَ

We xha’e ‘ihwetu jusufe fedehalu ‘alejhi fe’arefehum we hum lehu munkirune

Dhe (pas një kohe) vijnë vëllezërit e Jusufit e hynë tek ai, e ai i njohtu, ndërsa ata nuk e njihnin.

59

وَلَمَّا جَهَّزَهُم بِجَهَازِهِمۡ قَالَ ٱئۡتُونِي بِأَخٖ لَّكُم مِّنۡ أَبِيكُمۡۚ أَلَا تَرَوۡنَ أَنِّيٓ أُوفِي ٱلۡكَيۡلَ وَأَنَا۠ خَيۡرُ ٱلۡمُنزِلِينَ

We lemma xhehhezehum bixhehazihim kale e’tuni bi’ehin lekum min ‘ebikum ‘ela terewne ‘enni ‘ufil-kejle we ‘ena hajrul-munziline

E pasi i furnizoi me të gjithë artikujt e nevojshëm (me barë drithi për të cilin kishin ardhur, etj), u tha: "Më sillni një vëlla tuajin që e keni nga baba, a nuk e vëreni se unë vërtet u plotësoj barrën (peshojën) dhe se unë jam mikpritësi më i mirë!"