12. Jusuf · ajete 58–61

سورة يوسف
58

وَجَآءَ إِخۡوَةُ يُوسُفَ فَدَخَلُواْ عَلَيۡهِ فَعَرَفَهُمۡ وَهُمۡ لَهُۥ مُنكِرُونَ

We xha’e ‘ihwetu jusufe fedehalu ‘alejhi fe’arefehum we hum lehu munkirune

Dhe (pas një kohe) vijnë vëllezërit e Jusufit e hynë tek ai, e ai i njohtu, ndërsa ata nuk e njihnin.

59

وَلَمَّا جَهَّزَهُم بِجَهَازِهِمۡ قَالَ ٱئۡتُونِي بِأَخٖ لَّكُم مِّنۡ أَبِيكُمۡۚ أَلَا تَرَوۡنَ أَنِّيٓ أُوفِي ٱلۡكَيۡلَ وَأَنَا۠ خَيۡرُ ٱلۡمُنزِلِينَ

We lemma xhehhezehum bixhehazihim kale e’tuni bi’ehin lekum min ‘ebikum ‘ela terewne ‘enni ‘ufil-kejle we ‘ena hajrul-munziline

E pasi i furnizoi me të gjithë artikujt e nevojshëm (me barë drithi për të cilin kishin ardhur, etj), u tha: "Më sillni një vëlla tuajin që e keni nga baba, a nuk e vëreni se unë vërtet u plotësoj barrën (peshojën) dhe se unë jam mikpritësi më i mirë!"

60

فَإِن لَّمۡ تَأۡتُونِي بِهِۦ فَلَا كَيۡلَ لَكُمۡ عِندِي وَلَا تَقۡرَبُونِ

Fe’in lem te’tuni bihi fela kejle lekum ‘indi we la tekrebuni

E nëse nuk ma sillni atë (vëllain), Ju nuk do të merrni tek unë barë drithi (për ushqim), e as mos iu afroni (vendit tim).

61

قَالُواْ سَنُرَٰوِدُ عَنۡهُ أَبَاهُ وَإِنَّا لَفَٰعِلُونَ

Kalu senurawidu ‘anhu ‘ebahu we ‘inna lefa’ilune

Ata thanë: "Ne do të përpiqemi për të (për ta marrë) te babai i tij dhe gjithsesi ne do ta bëjmë atë!"