We lemma xhehhezehum bixhehazihim kale e’tuni bi’ehin lekum min ‘ebikum ‘ela terewne ‘enni ‘ufil-kejle we ‘ena hajrul-munziline
E pasi i furnizoi me të gjithë artikujt e nevojshëm (me barë drithi për të cilin kishin ardhur, etj), u tha: "Më sillni një vëlla tuajin që e keni nga baba, a nuk e vëreni se unë vërtet u plotësoj barrën (peshojën) dhe se unë jam mikpritësi më i mirë!"
We kale lifitjanihi exh’alu bida’atehum fi rihalihim le’allehum ja’rifuneha ‘idha enkalebu ‘ila ‘ehlihim le’allehum jerxhi’une
Ai (Jusufi) djelmoshave të tij shërbëtorë u tha: "Vëndojeni mallin e tyre (barrën që e kishin sjellë për të blerë drith) në barrët e tyre, ashtu që kur të kthehen te familja e tyre (t'i hapin barrët) ta njohin, e ndoshta do të kthehen sërish te ne".
Felemma rexha’u ‘ila ‘ebihim kalu ja ‘ebana muni’a minnal-kejlu fe’ersil me’ana ‘ehana nektel we ‘inna lehu lehafidhune
E kur u kthyen te babai i tyre thanë "O baba ynë, po na ndalohet barra (drithi), lejoni të vijë me ne vëllai ynë (Binjamini) që të marrim ushqim, e ne do ta ruajmë atë (nga çdo e keqe)".
Kale hel ‘amenukum ‘alejhi ‘illa kema ‘emintukum ‘ala ‘ehihi min kablu fe-ellahu hajrun hafidhæn we huwe ‘erhemu er-rahimine
Ai (Jakubi) tha: "A t'ju besoj për këtë, vetëm sikurse u besova më parë për vëllain e tij (Jusufin), po All-llahu është mbrojtësi më i mirë dhe Ai është mëshirues i mëshiruesve".
We lemma fetehu meta’ahum we xhedu bida’atehum ruddet ‘ilejhim kalu ja ‘ebana ma nebgi hedhihi bida’atuna ruddet ‘ilejna we nemiru ‘ehlena we nehfedhu ‘ehana we nezdadu kejle ba’irin dhalike kejlun jesirun
E kur i hapën barrët e tyre, e gjetën mallin e tyre që iu ishte kthyer dhe thanë: "O ati ynë, çka duam më tepër, qe, ky është malli ynë që na u kthye, do ta furnizojmë me drith familjen tonë, do ta ruajmë vëllain tonë dhe do ta shtojmë një barrë deveje, e kjo është sasi e lehtë (për sundimtarin)".
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.