12. Jusuf · ajete 68–73

سورة يوسف
68

وَلَمَّا دَخَلُواْ مِنۡ حَيۡثُ أَمَرَهُمۡ أَبُوهُم مَّا كَانَ يُغۡنِي عَنۡهُم مِّنَ ٱللَّهِ مِن شَيۡءٍ إِلَّا حَاجَةٗ فِي نَفۡسِ يَعۡقُوبَ قَضَىٰهَاۚ وَإِنَّهُۥ لَذُو عِلۡمٖ لِّمَا عَلَّمۡنَٰهُ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ

We lemma dehalu min hejthu ‘emerehum ‘ebuhum mma kane jugni ‘anhum mminel-lahi min shej’in ‘illa haxheten fi nefsi ja’kube kadaha we ‘innehu ledhu ‘ilmin lima ‘allemnahu we lekinne ‘ekthere en-nasi la ja’lemune

Dhe ata hynë ashtu si i porositi babai i tyre, po ajo nuk ishte gjë që do t'u ndihmonte asgjë nga caktimi i All-llahut, përveç një dëshire të Jakubit që e kishte në vete dhe e kreu. Po ai (Jakubi) ishte i dijshëm për të, ngase Ne e kemi mësuar për atë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Thuhet se vendin e Jakubit e kishte kapur një thatësi e madhe e skamje, prandaj ata shkojnë në Egjipt për të blerë ushqim. Jusufi i njeh ata, por nuk iu prezantohet e ata nuk e njihnin, sepse sipas një varianti kishin kaluar njëzet e dy vjet prej atij çasti, kur e kishin hedhur në bunar e deri atë ditë. Jusufi i pyeti, se prej nga ishin, kush ishin, mos ishin vëzhgues etj. Ata i thanë se ishin prej Kenanit-Palestinë, ishin bijtë e Pejgamberit Jakub, kishin qenë dymbëdhjetë vëllezër, por njëri ju kishte humbur në fushë, dhe atë e kishin dashur më shumë, e një vëlla i tij edhe prej nëne kishte mbetur te babai, që t’ia lehtësoje dhembjet babait për djalin e humbur. Ne dhjetë kemi ardhur për ushqim. Jusufi i priti mirë e iu dha drith për kokë të çdonjërit, por i porositi t'ia sjellin edhe atë vëllain e vogël, që t'u japë drith edhe për atë. Pa e ditur ata, ua ktheu mallin që kishin sjellë për kompensim me drithin, e me qëllim që të kthehen përsëri, sepse Jakubi nuk do të hante drithin që nuk ishte paguar, e do t'ia sillnin edhe vëllain. Sikur të mos ishte urdhri i Zotit, që Jusufi të veprojë ashtu mendja nuk do ta pranonte një sjellje të tillë, pse Jusufi nuk e lajmëron ende babain e pikëlluar për veten?!... Pasi u betuan në Allahun, se nuk do t’i bëjnë ndonjë dredhi Jakubi ua dha djalin më të vogël, por ju tha mos hyni të gjithë për një derë, sepse mund t’ju shohë ndonjë qëllimkeq. Megjithatë Jakubi e dinte, se nuk mund t’u ndodhte asnjë send pa caktimin e Zotit, por i këshilloi djemtë e vet dhe ashtu ata shkuan sërish në Egjipt për të marrë drith. Allahut! Atë që duam Ne e lartësojmë shumë në dituri, e mbi secilin të dijshëm ka edhe më të dijshëm.
69

وَلَمَّا دَخَلُواْ عَلَىٰ يُوسُفَ ءَاوَىٰٓ إِلَيۡهِ أَخَاهُۖ قَالَ إِنِّيٓ أَنَا۠ أَخُوكَ فَلَا تَبۡتَئِسۡ بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

We lemma dehalu ‘ala jusufe ‘awa ‘ilejhi ‘ehahu kale ‘inni ‘ena ‘ehuke fela tebte’is bima kanu ja’melune

E kur hynë te Jusufi, ai (Jusufi) e afroi pranë vete vëllain e vet (Binjaminin) dhe i tha: "Unë jam vëllai yt, e ti mos u pikëllo për atë që ata vepruan!"

70

فَلَمَّا جَهَّزَهُم بِجَهَازِهِمۡ جَعَلَ ٱلسِّقَايَةَ فِي رَحۡلِ أَخِيهِ ثُمَّ أَذَّنَ مُؤَذِّنٌ أَيَّتُهَا ٱلۡعِيرُ إِنَّكُمۡ لَسَٰرِقُونَ

Felemma xhehhezehum bixhehazihim xhe’ale es-sikajete fi rehli ‘ehihi thumme ‘edhdhene mu’uedhdhinun ‘ejjetuhal-’iru ‘innekum lesarikune

E kur i pajisi ata me pajimet e tyre, e vuri tasin (gotën) në barrën e vëllait të vet, e pastaj një thirrës thirri: "O ju devexhinj, ju jeni vjedhës!"

71

قَالُواْ وَأَقۡبَلُواْ عَلَيۡهِم مَّاذَا تَفۡقِدُونَ

Kalu we ‘ekbelu ‘alejhim madha tefkidune

U kthyen (devexhinjtë) dhe thanë: "Çka keni humbur?"

72

قَالُواْ نَفۡقِدُ صُوَاعَ ٱلۡمَلِكِ وَلِمَن جَآءَ بِهِۦ حِمۡلُ بَعِيرٖ وَأَنَا۠ بِهِۦ زَعِيمٞ

Kalu nefkidu suwa’al-meliki we limen xha’e bihi himlu ba’irin we ‘ena bihi za’imun

(shërbëtorët e sundimtarit) Thanë: "Kemi humbur tasin e sunduesit, e kush e sjell atë (tasin), ka (shpërblim) një barrë deveje (drith). Unë vetë jam për këtë garantues!"

73

قَالُواْ تَٱللَّهِ لَقَدۡ عَلِمۡتُم مَّا جِئۡنَا لِنُفۡسِدَ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَمَا كُنَّا سَٰرِقِينَ

Kalu te-ellahi lekad ‘alimtum ma xhi’na linufside fil-’erdi we ma kunna sarikine

Ata (vëllezërit e Jusufit) thanë: "Pasha All-llahun, ju e dini se ne nuk kemi ardhur për të bërë shkatërrime në tokë dhe nuk jemi vjedhës!"