12. Jusuf · ajete 71–75

سورة يوسف
71

قَالُواْ وَأَقۡبَلُواْ عَلَيۡهِم مَّاذَا تَفۡقِدُونَ

Kalu we ‘ekbelu ‘alejhim madha tefkidune

U kthyen (devexhinjtë) dhe thanë: "Çka keni humbur?"

72

قَالُواْ نَفۡقِدُ صُوَاعَ ٱلۡمَلِكِ وَلِمَن جَآءَ بِهِۦ حِمۡلُ بَعِيرٖ وَأَنَا۠ بِهِۦ زَعِيمٞ

Kalu nefkidu suwa’al-meliki we limen xha’e bihi himlu ba’irin we ‘ena bihi za’imun

(shërbëtorët e sundimtarit) Thanë: "Kemi humbur tasin e sunduesit, e kush e sjell atë (tasin), ka (shpërblim) një barrë deveje (drith). Unë vetë jam për këtë garantues!"

73

قَالُواْ تَٱللَّهِ لَقَدۡ عَلِمۡتُم مَّا جِئۡنَا لِنُفۡسِدَ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَمَا كُنَّا سَٰرِقِينَ

Kalu te-ellahi lekad ‘alimtum ma xhi’na linufside fil-’erdi we ma kunna sarikine

Ata (vëllezërit e Jusufit) thanë: "Pasha All-llahun, ju e dini se ne nuk kemi ardhur për të bërë shkatërrime në tokë dhe nuk jemi vjedhës!"

74

قَالُواْ فَمَا جَزَٰٓؤُهُۥٓ إِن كُنتُمۡ كَٰذِبِينَ

Kalu fema xheza’uuhu ‘in kuntum kadhibine

(shërbëtorët) Thanë: "Nëse jeni gënjeshtarë, çfarë duhet të jetë ndëshkimi i atij (që ka vjedhur)?"

75

قَالُواْ جَزَٰٓؤُهُۥ مَن وُجِدَ فِي رَحۡلِهِۦ فَهُوَ جَزَٰٓؤُهُۥۚ كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلظَّٰلِمِينَ

Kalu xheza’uuhu men wuxhide fi rehlihi fehuwe xheza’uuhu kedhalike nexhzi edh-dhalimine

(vëllezërit) Thanë: "Dënimi i tij është, vetë ai (të robërohet) në barrën e të cilit gjendet. Kështu ne i dënojmë të padrejtit!"