Febede’e bi’ew’ijetihim kable wi’a’i ‘ehihi thumme estehrexheha min wi’a’i ‘ehihi kedhalike kidna lijusufe ma kane lije’hudhe ‘ehahu fi dinil-meliki ‘illa ‘en jesha’el-lahu nerfa’u derexhatin men nesha’u we fewka kulli dhi ‘ilmin ‘alimun
Dhe filloi (kontrollimi) në barrët e tyre, përpara barrës së vëllait të vet, e pastaj e nxori atë (tasin) nga barra e vëllait të vet. Kështu Ne e mësuam të planifikojë Jusufi. Sipas ligjit të mbretit, atij (Jusufit) nuk i takonte ta ndalte (peng) vëllain e vet, përveç kur është dëshira e All-llahut! Atë që duam Ne e lartësojmë shumë në dituri, e mbi secilin të dijshëm ka edhe më të dijshëm.
Kalu ‘in jesrik fekad sereka ‘ehun lehu min kablu fe’eserreha jusufu fi nefsihi we lem jubdiha lehum kale ‘entum sherrun mekanæn wel-lahu ‘a’lemu bima tesifune
(vëllezërit) Thanë: "Në pastë vjedhur ky, ka pasë vjedhur më parë edhe një vëlla i tij. Jusufi këtë e mbajti fshehtë në vete e nuk ua zbuloi atyre dhe tha: "Ju jeni në pozitë më të keqe (këtë e tha me vetvete e jo atyre), All-llahu e di më së miri për atë që trilloni".
Ata thanë: "O zotëri, ai ka një babë shumë të vjetër, pra, në vend të tij na merr njërin prej nesh. Bëje këtë të mirë se ti je prej atyre që bëjnë mirë!"
Felemma estej’esu minhu halesu nexhijæn kale kebiruhum ‘elem ta’lemu ‘enne ‘ebakum kad ‘ehadhe ‘alejkum mewthikæn minel-lahi we min kablu ma ferrettum fi jusufe felen ‘ebrehel-’erde hetta je’dhene li ‘ebi ‘ew jehkumel-lahu li we huwe hajrul-hakimine
E kur e humbën shpresën prej tij, u veçuan për t'u konsultuar. Më i madhi i tyre tha: "A nuk e dini që babai juaj ka marrë prej jush besën në All-llahun, e më parë çfarë padrejtësish keni bërë ndaj Jusufit?" Unë pra nuk ndahem kurrë prej kësaj toke (të Egjiptit) deri që të më lejojë babai im, ose të vendosë All-llahu (mirë) për mua, e Ai është gjykatës më i drejtë!
Ai (Jakubi) tha: "Jo, çështjen ua lehtësoi epshi juaj. (Mua nuk më ka mbetur tjetër) Durim i mirë, është shpresë që All-llahu do të m'i sjellë të gjithë; Ai është më i dijshmi, më i urti!"
Kale ‘innema ‘eshku beththi we huzni ‘ila Ellahi we ‘a’lemu minel-lahi ma la ta’lemune
Ai (Jakubi) tha: "Unë hidhërimin tim dhe pikëllimin tim ia parashtroj All-llahut, e unë di për All-llahun atë që ju nuk e dini".*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kur hynë te Jusufi ai i vendosi nga dy veta në një dhomë si mysafirë, e pasi Beniamini mbeti vetëm, ai tha po e marr me vete në dhomën time. Aty i tregoi se ishte Jusufi, i tregoi për planin e vet dhe i tha të mos tronditet për rrjedhimin e ngjarjeve. I urdhëroi shërbëtorët që kupën e vet të stolisur me diamante ta vënë në barrën e vëllait të vogël pa i hetuar kush. Pasi publikuan se dikush e ka marrë kupën e sunduesit,
Ja benije edh/hebu fetehessesu min jusufe we ‘ehihi we la tej’esu min rewhi Ellahi ‘innehu la jej’esu min rewhi Ellahi ‘illal-kawmul-kafirune
(Jakubi u tha të bijve të vet) "O bijtë e mi, shkoni dhe hulumtoni (në Egjipt) për Jusufin dhe vëllain e tij, e mos e humbni shpresën nga mëshira e All-llahut, pse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në All-llahun".
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.