Ata thanë: "O zotëri, ai ka një babë shumë të vjetër, pra, në vend të tij na merr njërin prej nesh. Bëje këtë të mirë se ti je prej atyre që bëjnë mirë!"
Felemma estej’esu minhu halesu nexhijæn kale kebiruhum ‘elem ta’lemu ‘enne ‘ebakum kad ‘ehadhe ‘alejkum mewthikæn minel-lahi we min kablu ma ferrettum fi jusufe felen ‘ebrehel-’erde hetta je’dhene li ‘ebi ‘ew jehkumel-lahu li we huwe hajrul-hakimine
E kur e humbën shpresën prej tij, u veçuan për t'u konsultuar. Më i madhi i tyre tha: "A nuk e dini që babai juaj ka marrë prej jush besën në All-llahun, e më parë çfarë padrejtësish keni bërë ndaj Jusufit?" Unë pra nuk ndahem kurrë prej kësaj toke (të Egjiptit) deri që të më lejojë babai im, ose të vendosë All-llahu (mirë) për mua, e Ai është gjykatës më i drejtë!