12. Jusuf · ajete 83–86

سورة يوسف
83

قَالَ بَلۡ سَوَّلَتۡ لَكُمۡ أَنفُسُكُمۡ أَمۡرٗاۖ فَصَبۡرٞ جَمِيلٌۖ عَسَى ٱللَّهُ أَن يَأۡتِيَنِي بِهِمۡ جَمِيعًاۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡعَلِيمُ ٱلۡحَكِيمُ

Kale bel sewwelet lekum ‘enfusukum ‘emræn fesebrun xhemilun ‘asallahu ‘en je’tijeni bihim xhemi’æn ‘innehu huwel-’alimul-hekimu

Ai (Jakubi) tha: "Jo, çështjen ua lehtësoi epshi juaj. (Mua nuk më ka mbetur tjetër) Durim i mirë, është shpresë që All-llahu do të m'i sjellë të gjithë; Ai është më i dijshmi, më i urti!"

84

وَتَوَلَّىٰ عَنۡهُمۡ وَقَالَ يَٰٓأَسَفَىٰ عَلَىٰ يُوسُفَ وَٱبۡيَضَّتۡ عَيۡنَاهُ مِنَ ٱلۡحُزۡنِ فَهُوَ كَظِيمٞ

We tewella ‘anhum we kale ja ‘esefa ‘ala jusufe we ebjeddet ‘ajnahu minel-huzni fehuwe kedhimun

Dhe, ua ktheu shpinën e tha: "O dëshpërim i im për Jusufin, dhe nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi)".

85

قَالُواْ تَٱللَّهِ تَفۡتَؤُاْ تَذۡكُرُ يُوسُفَ حَتَّىٰ تَكُونَ حَرَضًا أَوۡ تَكُونَ مِنَ ٱلۡهَٰلِكِينَ

Kalu te-ellahi tefte’u tedhkuru jusufe hetta tekune heredæn ‘ew tekune minel-halikine

Ata thanë: "Për All-llahun ti vazhdimisht e përkujton Jusufin derisa do të sëmuresh rëndë, e të shkatërrohesh".

86

قَالَ إِنَّمَآ أَشۡكُواْ بَثِّي وَحُزۡنِيٓ إِلَى ٱللَّهِ وَأَعۡلَمُ مِنَ ٱللَّهِ مَا لَا تَعۡلَمُونَ

Kale ‘innema ‘eshku beththi we huzni ‘ila Ellahi we ‘a’lemu minel-lahi ma la ta’lemune

Ai (Jakubi) tha: "Unë hidhërimin tim dhe pikëllimin tim ia parashtroj All-llahut, e unë di për All-llahun atë që ju nuk e dini".*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kur hynë te Jusufi ai i vendosi nga dy veta në një dhomë si mysafirë, e pasi Beniamini mbeti vetëm, ai tha po e marr me vete në dhomën time. Aty i tregoi se ishte Jusufi, i tregoi për planin e vet dhe i tha të mos tronditet për rrjedhimin e ngjarjeve. I urdhëroi shërbëtorët që kupën e vet të stolisur me diamante ta vënë në barrën e vëllait të vogël pa i hetuar kush. Pasi publikuan se dikush e ka marrë kupën e sunduesit,