Kale ‘innema ‘eshku beththi we huzni ‘ila Ellahi we ‘a’lemu minel-lahi ma la ta’lemune
Ai (Jakubi) tha: "Unë hidhërimin tim dhe pikëllimin tim ia parashtroj All-llahut, e unë di për All-llahun atë që ju nuk e dini".*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kur hynë te Jusufi ai i vendosi nga dy veta në një dhomë si mysafirë, e pasi Beniamini mbeti vetëm, ai tha po e marr me vete në dhomën time. Aty i tregoi se ishte Jusufi, i tregoi për planin e vet dhe i tha të mos tronditet për rrjedhimin e ngjarjeve. I urdhëroi shërbëtorët që kupën e vet të stolisur me diamante ta vënë në barrën e vëllait të vogël pa i hetuar kush. Pasi publikuan se dikush e ka marrë kupën e sunduesit,
Ja benije edh/hebu fetehessesu min jusufe we ‘ehihi we la tej’esu min rewhi Ellahi ‘innehu la jej’esu min rewhi Ellahi ‘illal-kawmul-kafirune
(Jakubi u tha të bijve të vet) "O bijtë e mi, shkoni dhe hulumtoni (në Egjipt) për Jusufin dhe vëllain e tij, e mos e humbni shpresën nga mëshira e All-llahut, pse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në All-llahun".
Felemma dehalu ‘alejhi kalu ja ‘ejjuhal-’azizu messena we ‘ehlena ed-durru we xhi’na bibida’atin muzxhætin fe’ewfi lenal-kejle we teseddek ‘alejna ‘innall-llahe jexhzil-muteseddikine
(shkuan) E kur hynë tek ai i thanë: "O ti zotëri, neve dhe familjen tonë na ka goditur skamje e vështirë, e kemi ardhur me një mall të vjetër, e ti pra na mbush masën (barrën) dhe na dhuro, All-llahu i shpërblen ata që dhurojnë".