Kale ‘innema ‘eshku beththi we huzni ‘ila Ellahi we ‘a’lemu minel-lahi ma la ta’lemune
Ai (Jakubi) tha: "Unë hidhërimin tim dhe pikëllimin tim ia parashtroj All-llahut, e unë di për All-llahun atë që ju nuk e dini".*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kur hynë te Jusufi ai i vendosi nga dy veta në një dhomë si mysafirë, e pasi Beniamini mbeti vetëm, ai tha po e marr me vete në dhomën time. Aty i tregoi se ishte Jusufi, i tregoi për planin e vet dhe i tha të mos tronditet për rrjedhimin e ngjarjeve. I urdhëroi shërbëtorët që kupën e vet të stolisur me diamante ta vënë në barrën e vëllait të vogël pa i hetuar kush. Pasi publikuan se dikush e ka marrë kupën e sunduesit,
Ja benije edh/hebu fetehessesu min jusufe we ‘ehihi we la tej’esu min rewhi Ellahi ‘innehu la jej’esu min rewhi Ellahi ‘illal-kawmul-kafirune
(Jakubi u tha të bijve të vet) "O bijtë e mi, shkoni dhe hulumtoni (në Egjipt) për Jusufin dhe vëllain e tij, e mos e humbni shpresën nga mëshira e All-llahut, pse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në All-llahun".
Felemma dehalu ‘alejhi kalu ja ‘ejjuhal-’azizu messena we ‘ehlena ed-durru we xhi’na bibida’atin muzxhætin fe’ewfi lenal-kejle we teseddek ‘alejna ‘innall-llahe jexhzil-muteseddikine
(shkuan) E kur hynë tek ai i thanë: "O ti zotëri, neve dhe familjen tonë na ka goditur skamje e vështirë, e kemi ardhur me një mall të vjetër, e ti pra na mbush masën (barrën) dhe na dhuro, All-llahu i shpërblen ata që dhurojnë".
Kalu ‘e’inneke le’ente jusufu kale ‘ena jusufu we hedha ‘ehi kad mennel-lahu ‘alejna ‘innehu men jetteki we jesbir fe’innall-llahe la judi’u ‘exhrel-muhsinine
Ata thanë: "A ti je vetë Jusufi?" Ai tha: "Unë jam Jusufi, e ky është vëllai im, All-llahu na dhuroi shpëtimin, pse ai që ruhet dhe bën durim, s'ka dyshim All-llahu nuk humb shpërblimin e punëmirëve".
"Ju shkoni me këtë këmishën time, dhe hidhnia atë babait tim në fytyrë, e atij do t'i kthehet të pamurit, e pastaj ejani tek unë me tërë familjen time".
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.