قَالُواْ تَٱللَّهِ إِنَّكَ لَفِي ضَلَٰلِكَ ٱلۡقَدِيمِ
Ata (që ishin prezent) thanë: "Për All-llahun, ti vërtet qëmoti je në humbje".*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Jakubi u tha djemve të shkojnë sërish në Egjipt dhe të hulumtojnë edhe për Jusufin. Puna e Jusufit për të tjerët ishte si ndonjë ëndërr, sepse çdo gjurmë për të ishte zhdukur, mirëpo Jakubi e përmendte dhe e lidhte shpresën te Zoti. Vajtën dhe hynë te Jusufi, e lutën t’u japë drith për një mall të dobët që kishin sjellë, i cili ishte për t’u hedhur poshtë. E lutën t’ua lirojë edhe vëllain. Pasi dëgjoi Jusufi për vështirësitë e familjes së tyre dhe për pikëllimin e verbimin e babait, ndjeu dhembje në shpirt dhe u prezantua. Vëllezërit u habitën, pse ishin dy vjet që silleshin kah ai dhe nuk e kishin njohur, prandaj i thanë: Vërtet, ti je Jusufi? Megjithëse ua përmendi gjestin e tyre të shëmtuar, nuk i qortoi, përkundrazi u lut që t’i falë Zoti. Ju tha të shkojnë dhe ta marrin tërë familjen e të kthehen në Egjipt. Ua dha me vete këmishën e vet dhe iu tha t’ia vendosin në fytyrë babait, se do t’i kthehet shikimi. Vëllezërit u nisën dhe pasi kishin lëshuar territorin e Egjiptit, Jakubi iu kishte thënë atyre që ishin të pranishëm, e di se do të më thoni se jam çmendur, por unë po ndiej erën e Jusufit. Ata i thanë që moti je bërë matuf, prandaj nuk na habisin fjalët që thua. 167 Parashikimet e Jakubit u bënë realitet, myzhdexhiu, si duket ishte Jehudha, po ai që ia pat sjellë këmishën me gjak të rrejshëm, tashti i sjell këmishën, që i pat dhënë Jusufi