12. Jusuf · ajete 95–97

سورة يوسف
95

قَالُواْ تَٱللَّهِ إِنَّكَ لَفِي ضَلَٰلِكَ ٱلۡقَدِيمِ

Kalu te-ellahi ‘inneke lefi delalikel-kadimi

Ata (që ishin prezent) thanë: "Për All-llahun, ti vërtet qëmoti je në humbje".*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Jakubi u tha djemve të shkojnë sërish në Egjipt dhe të hulumtojnë edhe për Jusufin. Puna e Jusufit për të tjerët ishte si ndonjë ëndërr, sepse çdo gjurmë për të ishte zhdukur, mirëpo Jakubi e përmendte dhe e lidhte shpresën te Zoti. Vajtën dhe hynë te Jusufi, e lutën t’u japë drith për një mall të dobët që kishin sjellë, i cili ishte për t’u hedhur poshtë. E lutën t’ua lirojë edhe vëllain. Pasi dëgjoi Jusufi për vështirësitë e familjes së tyre dhe për pikëllimin e verbimin e babait, ndjeu dhembje në shpirt dhe u prezantua. Vëllezërit u habitën, pse ishin dy vjet që silleshin kah ai dhe nuk e kishin njohur, prandaj i thanë: Vërtet, ti je Jusufi? Megjithëse ua përmendi gjestin e tyre të shëmtuar, nuk i qortoi, përkundrazi u lut që t’i falë Zoti. Ju tha të shkojnë dhe ta marrin tërë familjen e të kthehen në Egjipt. Ua dha me vete këmishën e vet dhe iu tha t’ia vendosin në fytyrë babait, se do t’i kthehet shikimi. Vëllezërit u nisën dhe pasi kishin lëshuar territorin e Egjiptit, Jakubi iu kishte thënë atyre që ishin të pranishëm, e di se do të më thoni se jam çmendur, por unë po ndiej erën e Jusufit. Ata i thanë që moti je bërë matuf, prandaj nuk na habisin fjalët që thua. 167 Parashikimet e Jakubit u bënë realitet, myzhdexhiu, si duket ishte Jehudha, po ai që ia pat sjellë këmishën me gjak të rrejshëm, tashti i sjell këmishën, që i pat dhënë Jusufi
96

فَلَمَّآ أَن جَآءَ ٱلۡبَشِيرُ أَلۡقَىٰهُ عَلَىٰ وَجۡهِهِۦ فَٱرۡتَدَّ بَصِيرٗاۖ قَالَ أَلَمۡ أَقُل لَّكُمۡ إِنِّيٓ أَعۡلَمُ مِنَ ٱللَّهِ مَا لَا تَعۡلَمُونَ

Felemma ‘en xha’el-beshiru ‘elkahu ‘ala wexhhihi fartedde besiræn kale ‘elem ‘ekul lekum ‘inni ‘a’lemu minel-lahi ma la ta’lemune

E kur erdhi myzhdexhiu, ia vuri atë (këmishën) mbi fytyrën e tij, atij iu kthye të pamurit dhe tha: "A nuk ju thashë se unë di nga All-llahu çka ju nuk dini?"

97

قَالُواْ يَٰٓأَبَانَا ٱسۡتَغۡفِرۡ لَنَا ذُنُوبَنَآ إِنَّا كُنَّا خَٰطِـِٔينَ

Kalu ja ‘ebana estegfir lena dhunubena ‘inna kunna hati’ine

Ata thanë: "O babai ynë, lutu për neve të na falen mëkatet tona, se me të vërtetë ne kemi qenë fajtorë!"