← Kthehu te rezultatet për „deveja ne vrimen e gjilperes“

13. Rad · Ajeti 14 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 13:12–13:16

Lajmërimi i vetëtimës shkakton ndër njerëz frikë se mos po i godet ndonjë e keqe ose rrufeja, nga njëra anë, por ushqen edhe shpresë se do të bjerë shi prej atyre reve të dendura, nga ana tjetër. Murmurima shpreh madhërimin dhe lavdërimin ndaj Zotit, edhe pse ne nuk e kuptojmë atë zë dhe nuk e dimë se kush e lëshon atë zë, engjëlli ose retë. Se bubullima është forcë e madhe, e kuptojmë se edhe melaiket nga droja madhërojnë Allahun, prandaj edhe besimtarët duhet përmendur e madhëruar Zotin me shfaqjen e asaj dukurie. Thuhet se rrufeja e godet edhe besimtarin dhe jobesimtarin, por nuk e godet atë që është duke e përmendur Zotin. Në koleksionet e haditheve ka bukur shumë shënime për shkakun e zbritjes së këtij ajeti dhe për lutjet që duhet shprehur në ato raste. Ajeti i pesëmbëdhjetë është ajet i sexhdes.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 13:14–13:15

- Lutje e vërtetë është vetëm ajo që i drejtohet Atij. - Aliu dhe Ibn Abasi e kanë shpjeguar: “Lutje e vërtetë është vetëm ajo që i drejtohet Atij.” Pra, teuhidi është vetëm për Allahun. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut. - Ndërsa idhujt, të cilëve jobesimtarët u luten veç Tij, nuk kanë për t’iu përgjigjur kurrë. Ata i ngjajnë atij që shtrin duart drejt ujit, që ai t’i shkojë në gojë, por që kurrë nuk ka për t’i shkuar. - Shembulli i atyre që, përveç Allahut, adhurojnë idhuj e zota të tjerë, është si ai “që shtrin duart drejt ujit, që ai t’i shkojë në gojë, por që kurrë nuk ka për t’i shkuar.” Ai e kërkon ujin dhe i bën duart që të vijë drejt tij, por ai kurrë nuk ka për t’i vajtur. Ashtu si ky njeri i mashtruar nga mirazhi lutet për ujin dhe shpreson që ai t’i vijë, po ashtu edhe idhujtarët nuk kanë për të përfituar asgjë nga adhurimi që u përkushtojnë idhujve, as në dynja dhe as në ahiret. - Lutja e jobesimtarëve është veçse një kotësi. - Domethënë, adhurimet që mohuesit e besimit të vërtetë dhe idhujtarët u përkushtojnë idhujve të tyre, janë kotësira trillime dhe sjellin veçse humbje dhe dëshpërim. - Gjithçka në qiej e në Tokë i bën sexhde vetëm Allahut, me hir a me pahir, - Allahu i Lartësuar na njofton rreth madhështisë dhe pushtetit të Tij absolut, nëpërmjet të cilit Ai ka nënshtruar gjithçka. Atij i përulet çdo gjë. (Nënshtrimi ndaj Allahut mund të bëhet me bindje e përzgjedhjen e lirë, por mund të bëhet edhe e detyruar e me pahir. Ata të cilët i përulen Allahut të Madhëruar me vetëdije e me përzgjedhjen e tyre të lirë, në shenjë madhërimi për Allahun e si tregues i nënshtrimit e dorëzimit para Tij, janë

besimtarët (njerëz e xhindë) dhe melekët e Zotit. Ndërsa ata që i bien në sexhde Zotit me pahir, janë mohuesit e besimit dhe munafikët. Besimtarët i bien në sexhde Zotit me nënshtrim dhe përzgjedhjen e tyre të lirë dhe për ta sexhdja nuk është aspak e vështirë. Ndërsa mohuesit dhe munafikët bien në sexhde të detyruar nga frika.) 162 Allahu i Lartësuar thotë: - ... e po kështu edhe hijet e tyre në mëngjes e mbrëmje. - El gudu-u janë orët e para të dritës së agimit. Ndërsa el âsâl është shumësi i fjalës el asil , i cili është një emërtim i orëve të fundit të ditës (muzgut). Kuptimi këtu është i ngjashëm me atë që ka thënë Allahu i Lartësuar: “A nuk po shohin ata (mohuesit e Zotiti) se çdo gjë që e krijoi Allahu, e sjell hijen e vet djathtas dhe majtas, duke i bërë sexhde Allahut dhe duke qenë e përulur? Vetëm Allahut i bën sexhde çdo gjë që është në qiej e që është në tokë. Edhe melekët (i bëjnë sexhde) e ata nuk tregohen kryeneçë. I frikësohen Zotit të tyre, që është mbi ta dhe bëjnë gjithçka për të cilën urdhërohen.” [Nahl 48].

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 13:14

- Lutje e vërtetë është vetëm ajo që i drejtohet Atij. - Vetëm Allahut i

dedikohen adhurimet, si Një, i Vetëm dhe i Pashoq. Vetëm Atij duhet t’i drejtohesh sinqerisht me lutje, me të dyja format: lutjet e adhurimit dhe lutjet e e kërkesës. 64 Vetëm Allahut duhet t’i drejtohet dhe dedikohet lutja, vetëm Atij duhet t’i frikësohesh, ta shpresosh dhe duash me gjithë zemër. Për shpërblimin e Tij duhet të sakrifikosh dhe garosh dhe prej ndëshkimit dhe zemërimit të Tij duhet të druhesh dhe të largohesh. Vetëm tek Allahu duhet të kthehesh i penduar me keqardhje dhe i nënshtruar. Të gjitha këto adhurime duhen bërë me sinqeritet vetëm për Allahun dhe sipas mënyrës që Ai ka shpallur. Ky është adhurimi i vërtetë dhe i dobishëm. Çdo adhurim që i bëhet dikujt tjetër ose jo me mënyrën e përcaktuar prej Allahut është i pavlefshëm, sikurse thotë i Madhëruari më pas: - Ndërsa idhujt, të cilëve jobesimtarët u luten veç Tij, nuk kanë për t’iu përgjigjur kurrë. - Çdo gjë që ata adhurojnë, si: idhuj, puta dhe zota, e që i konsiderojnë si ortak me Allahun, të gjithë nuk kanë asnjë mundësi për t’iu përgjigjur lutjeve dhe adhurimeve të tyre. Ata nuk kanë në dorë asnjë mirësi të dynjasë dhe të ahiretit dhe nuk kanë fuqi të të mbrojnë nga fatkeqësitë dhe vuajtjet në të dyja jetët. Ata të mjerë që shpresojnë në të tillë zota dhe idhuj janë ashtu sikurse i përshkruan Allahu i Madhëruar, kur thotë: - Ata i ngjajnë atij që shtrin duart drejt ujit, që ai t’i shkojë në gojë, por që kurrë nuk ka për t’i shkuar. - Ata janë si ai njeriu që zgjat duart në drejtim të ujit, që ndodhet shumë larg prej tij, me shpresën e kotë se, duke zgjatur duart, do të shkojë diçka në buzët e tij. Megjithëse është i etur, ky veprim nuk ka për t’ia larguar kurrë etjen. Të tillë janë mohuesit e Zotit dhe idhujtarët. Putat apo idhujt e tyre nuk mund t’i ndihmojnë, nuk mund t’u përgjigjen lutjeve të tyre, nuk u sjellin asnjë lloj dobie apo t’i ruajnë nga fatkeqësitë dhe dhimbjet, madje edhe në çastet më të vështira, kur nevoja është jashtëzakonisht e madhe. Si lutësit, edhe të luturit janë të varfër dhe nuk kanë në dorë asnjë mundësi dhe fuqi, as në tokë e as në qiell. Ata nuk kanë pjesë në mbretërimin dhe sundimin e qiejve dhe të tokës dhe kurrë nuk kanë për të ofruar ndonjë ndihmë dhe mbështetje për ata që i luten dhe i adhurojnë. Prandaj i Madhëruari thotë më pas: - Lutja e jobesimtarëve është veçse një kotësi. - Çdo gjë që ata lusin dhe adhurojnë, veç Allahut, është e kotë, prandaj dhe adhurimet e tyre janë të kota. Nëse qëllimet janë të kota, po të tilla konsiderohen edhe rrugët ose mjetet e arritjes së tyre. Me fjalë të tjera, çdo rrugë dhe mjet që të çon në haram, në shirk, mohim ose poshtërsi, është haram, shirk, mohim ose poshtërsi në fenë e Zotit. Duke qenë se Allahu i Lartësuar është Mbretëruesi, Sunduesi i vërtetë dhe i Pashoq, atëherë adhurimi i kushtuar Atij është i drejtë dhe dobiprurës. Adhurimet e sinqerta kushtuar Allahut të Vetëm dhe të Pashoq, me mëyrën që Ai e ka përcaktuar në Shpalljen e Tij, janë të vetmet adhurime që i sjellin dobi njeriut në të dyja jetët.

Shëmbëllimi i mohuesve që i luten dikujt tjetër veç Allahut me atë " ….që shtrin duart drejt ujit, që ai t’i shkojë në gojë, por që kurrë nuk ka për t’i shkuar.", është nga krahasimet më të bukura. Ashtu sikurse është e pamundur arritja e ujit në gojën e atij njeriu, ashtu është e pamundur arritja e dobive dhe plotësimi i kërkesave të tij përmes lutjeve drejtuar idhujve. Nëse dëshiron të tregosh se sa e padobishme është diçka, sill një shembull të ngjashëm, që e ilustron këtë pamundësi. Kjo është një metodë shumë efikase për qartësimin e çështjeve, dhe që Allahu i Lartësuar e ka përdorur shpesh në Kur'an, si për shembull: "Nuk ka dyshim se atyre që mohojnë Argumentet Tona dhe tregohen kryeneçë ndaj tyre, nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në Xhenet derisa deveja të futet në vrimën e gjilpërës. Kështu i shpërblejmë Ne keqbërësit." [A'raf 40, 41].

← Rad 13:14