el-Ledhine jestehibbunel-hejæte ed-dunja ‘alel-’ahireti we jesuddune ‘an sebili Ellahi we jebguneha ‘iwexhæn ‘ula’ike fi delalin ba’idin
Ata që i japin përparësi jetës së kësaj bote ndaj botës tjetër, pengojnë nga rruga e All-llahut dhe kërkojnë shtrembërimin e saj. Të tillët qartas janë në humbje.
We ma ‘erselna min resulin ‘illa bilisani kawmihi lijubejjine lehum fejudillu Ellahu men jesha’u we jehdi men jesha’u we huwel-’azizul-hekimu
Ne asnjë nga të dërguarit nuk e dërguam ndryshe vetëm në gjuhën e popullit të vet, ashtu që ai t'u shpjegojë atyre (në atë gjuhë). E All-llahu e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon në rrugë të drejtë atë që do. Ai është i fuqishmi, i urti.
We lekad ‘erselna musa bi’ajatina ‘en ‘ehrixh kawmeke mine edh-dhulumati ‘ila en-nuri we dhekkirhum bi’ejjami Ellahi ‘inne fi dhalike le’ajatin likulli sebbarin shekurin
Ne e patëm dërguar Musain me argumentet tona (dhe i thamë): "Nxirre popullin tënd prej errësirave në dritë dhe përkujtoju atyre të mirat e All-llahut (që u dhuroi), se vërtet në ato (përkujtime) ka argumente për secilin që është shumë i durueshëm dhe shumë falënderues.
We ‘idh kale musa likawmihi edhkuru ni’metel-lahi ‘alejkum ‘idh ‘enxhakum min ‘ali fir’awne jesumunekum su’el-’adhabi we judhebbihune ‘ebna’ekum we jestehjune nisa’ekum we fi dhalikum bela’un min rabbikum ‘adhimun
(përkujto) Kur Musai i tha popullit të vet: "Përkujtojeni dhuntinë e All-llahut ndaj jush, kur ju shpëtoi prej rrethit të faraonit që ju shijonit dënimin më të shëmtuar, ju mbytnin bijtë tuaj, e i linin gratë tuaja të jetojnë. Në ato kishit sprovë të madhe nga Zoti juaj".
We kale musa ‘in tekfuru ‘entum we men fil-’erdi xhemi’æn fe’innall-llahe leganijun hemidun
E Musai tha: "Nëse ju, dhe të gjithë ata që janë në tokë mohoni, All-llahu është i panevojshëm (për falënderim), i lavdishëm (vetvetiu)".*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kurani nuk është shpikje e Muhamedit, por shpallje nga Zoti, që me ndihmën e Tij t’i largojë njerëzit prej rrugës së gabuar, e t’i shpie në rrugën e drejtë, në rrugën e besimit, në rrugën e ndritshme të Allahut. Të mjerë janë ata, të cilët nuk pranuan rrugën e Zotit, u përpoqën që edhe të tjerët t’i pengojnë, u përpoqën t’ia përshtatin epsheve të tyre fenë e shpallur prej Zotit, duke mos i dhënë rëndësi jetës së ardhshme, e cila është përgjithmonë, por e çmuan dhe e vlerësuan më shumë këtë jetë. Zoti çdo populli i dërgoi pejgamber, që fliste gjuhën e atij populli, që ta kuptojnë më mirë qëllimin e shpalljes. Megjithatë pejgamberët kishin për detyrë vetëm komunikimin
‘Elem je’tikum nebe’ul-ledhine min kablikum kawmi nuhin we ‘adin we themude wel-ledhine min ba’dihim la ja’lemuhum ‘illallahu xha’et/hum rusuluhum bil-bejjinati fereddu ‘ejdijehum fi ‘efwahihim we kalu ‘inna keferna bima ‘ursiltum bihi we ‘inna lefi shekkin mimma ted’unena ‘ilejhi muribin
A nuk jeni të njoftuar me lajmin (ndodhinë) e atyre që ishin para jush, si populli i Nuhut, i Adit, i Themudit e edhe i atyre që erdhën pas tyre, që nuk di kush për ta pos All-llahut. Atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me argumente, ata i venin duart e tyre (në shenjë talljeje) në gojët e veta dhe thonin: "Ne e mohojmë atë me çka jeni të dërguar dhe ne dyshojmë shumë në atë që ju na thërrisni".
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.