14. Ibrahim · ajete 33–35

سورة إبراهيم
33

وَسَخَّرَ لَكُمُ ٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَ دَآئِبَيۡنِۖ وَسَخَّرَ لَكُمُ ٱلَّيۡلَ وَٱلنَّهَارَ

We sehhare lekumu esh-shemse wel-kamere da’ibejni we sehhare lekumul-lejle we en-nehar

Për ju i nënshtroi diellin dhë hënën që në mënyrë të zakonshme vazhdimisht udhëtojnë. Për ju përshtati edhe natën e ditën.

34

وَءَاتَىٰكُم مِّن كُلِّ مَا سَأَلۡتُمُوهُۚ وَإِن تَعُدُّواْ نِعۡمَتَ ٱللَّهِ لَا تُحۡصُوهَآۗ إِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ لَظَلُومٞ كَفَّارٞ

We ‘atakum min kulli ma se’eltumuhu we ‘in ta’uddu ni’metel-lahi la tuhsuha ‘innel-’insane ledhelumun keffarun

Dhe Ai ju dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t'i numëroni të mirat e All-llahut, nuk do të mund të arrini t'i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pas rrëfimit për gjendjen e atyre të dënuarve me xhehenem dhe të shpërblyerve me xhenet, Zoti xh. sh. sjell shembull konkret për atë që beson dhe atë që nuk beson. Fjala e mirë është: La ilahe il-lAllah, sipas shumicës së komentatorëve, e sipas disa të tjerëve është çdo fjalë e mirë si: hamd, tesbih, istigfar, tevbe dhe këshillim për rrugën e drejtë. Fjala e mirë, në të vërtetë, personi i fjalës së mirë është si pema që kurrë nuk i ndërpren frutat, që është e qëndrueshme, e fortë, nuk luhatet e nuk shkulet nga rrënja. Ashtu duhet të jetë besimtari, gjithnjë i dobishëm, i vendosur. E ai që është i dobët i përngjan pemës me rrënjë të dobëta, që shkulet lehtë dhe vyshket. Në ajetin 27 thuhet: Allahu forcon...,- fjala është se besimtari gjatë tërë jetës vazhdimisht është i vendosur në besimin e tij të drejtë, e me fjalën: Ahiret është qëllimi i forcimit me fjalën e drejtë, me shehadet në varr. Të këtij mendimi janë xhumhuri i mufesirinëve e të mbështetur në hadithin e Pejgamberit, të cilin e shënoi Buhariu, Muslimi etj., sipas të cilit Pejgamberi a.s. ka thënë:”Kur pyetet muslimani në varr dëshmon: La ilahe il lAllah Muhammedun resulullah”. Varri është marrë si rregull i përgjithshëm, sepse shumica e njerëzve varrosen, për ndryshe çdo njeri merret në pyetje pas vdekjes, pa marrë parasysh se është varrosur apo jo. Allahu i lë të humbur vetëm zullumqarët, pse zullumqarët janë ata që çdo punë, sjellje, ide, e vejnë kundër qëllimit të saj të drejtë, pra të mirën e shndërrojnë në të keqe. Në këto ajete të fundit Allahu hap faqet e librit të ekzistencës, në të cilat mund të lexohen begatitë që i krijoi Ai për të mirën e njerëzve, siç janë qielli e toka, shiu si burim jete, dielli me anën e të cilit i dallojmë stinët e vitit, hëna sipas së cilës numërojmë vitet, natën për pushim e ditën për veprim etj. Begatitë e Zotit nuk mund të numërohen as në përgjithësi, e të mos flasim për detajet e tyre, po megjithëkëtë njeriu fatzi nuk do t’i lexojë këto faqe dhe mbetet në errësirë dhe e dëmton veten deri në kulminacion.
35

وَإِذۡ قَالَ إِبۡرَٰهِيمُ رَبِّ ٱجۡعَلۡ هَٰذَا ٱلۡبَلَدَ ءَامِنٗا وَٱجۡنُبۡنِي وَبَنِيَّ أَن نَّعۡبُدَ ٱلۡأَصۡنَامَ

We ‘idh kale ‘ibrahimu rabbi exh’al hadhal-belede ‘aminæn we exhnubni we benije ‘en na’budel-’esname

(Përkujto) Kur Ibrahimi tha: "Zoti im! Bëje këtë qytet të sigurt dhe më mbro mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurësh)."