14. Ibrahim · ajete 35–39

سورة إبراهيم
35

وَإِذۡ قَالَ إِبۡرَٰهِيمُ رَبِّ ٱجۡعَلۡ هَٰذَا ٱلۡبَلَدَ ءَامِنٗا وَٱجۡنُبۡنِي وَبَنِيَّ أَن نَّعۡبُدَ ٱلۡأَصۡنَامَ

We ‘idh kale ‘ibrahimu rabbi exh’al hadhal-belede ‘aminæn we exhnubni we benije ‘en na’budel-’esname

(Përkujto) Kur Ibrahimi tha: "Zoti im! Bëje këtë qytet të sigurt dhe më mbro mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurësh)."

36

رَبِّ إِنَّهُنَّ أَضۡلَلۡنَ كَثِيرٗا مِّنَ ٱلنَّاسِۖ فَمَن تَبِعَنِي فَإِنَّهُۥ مِنِّيۖ وَمَنۡ عَصَانِي فَإِنَّكَ غَفُورٞ رَّحِيمٞ

Rebbi ‘innehunne ‘edlelne kethiræn mine en-nasi femen tebi’ani fe’innehu minni we men ‘asani fe’inneke gafurun Rehimun

Zoti im! Ata vërtet i shmangin (nga rruga e drejtë) shumë njerëz. E kush më respekton mua, ai është i imi (në fe), e kush më kundërshton mua, atëherë Ti je që fal dhe që mëshiron.

37

رَّبَّنَآ إِنِّيٓ أَسۡكَنتُ مِن ذُرِّيَّتِي بِوَادٍ غَيۡرِ ذِي زَرۡعٍ عِندَ بَيۡتِكَ ٱلۡمُحَرَّمِ رَبَّنَا لِيُقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَ فَٱجۡعَلۡ أَفۡـِٔدَةٗ مِّنَ ٱلنَّاسِ تَهۡوِيٓ إِلَيۡهِمۡ وَٱرۡزُقۡهُم مِّنَ ٱلثَّمَرَٰتِ لَعَلَّهُمۡ يَشۡكُرُونَ

Rebbena ‘inni ‘eskentu min dhurrijeti biwadin gajri dhi zer’in ‘inde bejtikel-muherremi rebbena lijukimu es-selæte faxh’al ‘ef’ideten mine en-nasi tehwi ‘ilejhim we erzukhum mine eth-themerati le’allehum jeshkurune

Zoti ynë! Unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë, ku nuk ka bimë, e pranë shtëpisë Tënde të shenjtë. Zoti ynë (i vendosa aty) që ta falin namazin, pra bën që zemrat e disa njerëzve të mallëngjehen për ata, dhe, për të falënderuar me mirënjohje, furnizoi ata me fruta.

38

رَبَّنَآ إِنَّكَ تَعۡلَمُ مَا نُخۡفِي وَمَا نُعۡلِنُۗ وَمَا يَخۡفَىٰ عَلَى ٱللَّهِ مِن شَيۡءٖ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَا فِي ٱلسَّمَآءِ

Rebbena ‘inneke ta’lemu ma nuhfi we ma nu’linu we ma jehfa ‘ala Ellahi min shej’in fil-’erdi we la fi es-sema’i

Zoti ynë! S'ka dyshim se Ti e di çka fshehim dhe çka publikojmë, se All-llahut nuk mund t'i fshihet asnjë send në tokë e as në qiell.

39

ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِي وَهَبَ لِي عَلَى ٱلۡكِبَرِ إِسۡمَٰعِيلَ وَإِسۡحَٰقَۚ إِنَّ رَبِّي لَسَمِيعُ ٱلدُّعَآءِ

el-Hemdu lillahil-ledhi wehebe li ‘alel-kiberi ‘isma’ile we ‘ishaka ‘inne rabbi lesemi’u ed-du’a’i

Falënderimi i qoftë All-llahut, i cili në pleqëri më fali mua Ismailin dhe Is'hakun! Vërtet, Zoi im dëgjon dhe i përgjigjet lutjes.