14. Ibrahim · ajete 47–52

سورة إبراهيم
47

فَلَا تَحۡسَبَنَّ ٱللَّهَ مُخۡلِفَ وَعۡدِهِۦ رُسُلَهُۥٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٞ ذُو ٱنتِقَامٖ

Fela tehsebennel-lahe muhlife wa’dihi rusulehu ‘innall-llahe ‘azizun dhu entikamin

E kurrsesi mos mendo se All-llahu e shkelë premtimin e vet që ua dha të dërguarve të Tij. All-llahu është triumfues që ndërmerr masa ndëshkuese.

48

يَوۡمَ تُبَدَّلُ ٱلۡأَرۡضُ غَيۡرَ ٱلۡأَرۡضِ وَٱلسَّمَٰوَٰتُۖ وَبَرَزُواْ لِلَّهِ ٱلۡوَٰحِدِ ٱلۡقَهَّارِ

Jewme tubeddelul-’erdu gajrel-’erdi we es-semawatu we berezu lillahil-wahidil-kahhari

(ndëshkon kundërshtarët) Ditën kur toka ndryshohet në tjetër tokë, e edhe qiejt (në tjerë qiej), e ata (njerëzit) të gjithë dalin sheshazi para All-llahut, Një, Mbizotërues.

49

وَتَرَى ٱلۡمُجۡرِمِينَ يَوۡمَئِذٖ مُّقَرَّنِينَ فِي ٱلۡأَصۡفَادِ

We teral-muxhrimine jewme’idhin mukarrenine fil-’esfadi

E idhujtarët atë ditë i sheh të lidhur në pranga.

50

سَرَابِيلُهُم مِّن قَطِرَانٖ وَتَغۡشَىٰ وُجُوهَهُمُ ٱلنَّارُ

Serabiluhum min katiranin we tegsha wuxhuhehumu en-naru

Petkat e tyre janë nga katrani (pezhgveja - zifti), kurse fytyrat e tyre do t'i mbulojë zjarri.

51

لِيَجۡزِيَ ٱللَّهُ كُلَّ نَفۡسٖ مَّا كَسَبَتۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَرِيعُ ٱلۡحِسَابِ

Lijexhzijel-lahu kulle nefsin ma kesebet ‘innall-llahe seri’ul-hisabi

(dalin para Zotit) Për ta shpërblyer All-llahu secilin njeri me atë që e fitoi. Vërtet, All-llahu është llogaritar i shpejtë.

52

هَٰذَا بَلَٰغٞ لِّلنَّاسِ وَلِيُنذَرُواْ بِهِۦ وَلِيَعۡلَمُوٓاْ أَنَّمَا هُوَ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞ وَلِيَذَّكَّرَ أُوْلُواْ ٱلۡأَلۡبَٰبِ

Hadha belagun lilnnasi we lijundheru bihi we lija’lemu ‘ennema huwe ‘ilehun wahidun we lijedhdhekkere ‘ulul-’elbabi

Ky (Kur'ani) është kumtesë për njerëzit, që me të të këshillohen dhe të dinë se Ai është vetëm një Zot, dhe që t'i këshillojë ata që kanë mend.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti xh. sh. i thotë Muhamedit a.s.: mos mendo se Zoti është i kënaqur me punën që bëjnë mëkatarët, e as që i ka harruar ata, por është duke i lënë deri në atë ditë, kur të dalin para Zotit e nga frika do t’ju shtangen sytë, do t’u mbetet kryet lart, duke shikuar se çfarë po i gjen, saqë nuk lëvizin qerpikët e syve për të shikuar diçka tjetër, e zemrat e tyre do të jenë të pikëlluara. Mëkatarët do të kërkojnë t’u jepet afat e të besojnë, po ata që betoheshin sa ishin në dynja, se nuk kanë për t’u ringjallur, edhe pse ishin mu në ato vende banorët e të cilëve ishin zhdukur nga ndëshkimet si mëkatarë. Megithatë ata bënin lloj-lloj dredhish, u përpoqën ta vrisnin Muhamedin a.s., por plani i Zotit i asgjësoi dredhitë e tyre. Toka në të cilën jemi tashti dhe qiejt do të shndërrohen në tokë e qiej të tjerë. Çfarë do të jetë ajo e di vetëm Zoti. Sipas një hadithi të shënuar në Sahihajnët: Do të jetë tokë e bardhë e shkëlqyer si argjendi, tokë në të cilën nuk është bërë mëkat, as nuk është derdhur gjak... Kurani është shpallur për të mirën e njerëzve, për të kuptuar se nuk ka Zot tjetër pos Allahut një dhe për t’u udhëzuar e gjetur rrugën e drejtë që është shpëtim për ta, por vetëm për ata që e angazhojnë sinqerisht mendjen e tyre. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i kaptinës Ibrahim.