هَٰذَا بَلَٰغٞ لِّلنَّاسِ وَلِيُنذَرُواْ بِهِۦ وَلِيَعۡلَمُوٓاْ أَنَّمَا هُوَ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞ وَلِيَذَّكَّرَ أُوْلُواْ ٱلۡأَلۡبَٰبِ
Ky (Kur'ani) është kumtesë për njerëzit, që me të të këshillohen dhe të dinë se Ai është vetëm një Zot, dhe që t'i këshillojë ata që kanë mend.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti xh. sh. i thotë Muhamedit a.s.: mos mendo se Zoti është i kënaqur me punën që bëjnë mëkatarët, e as që i ka harruar ata, por është duke i lënë deri në atë ditë, kur të dalin para Zotit e nga frika do t’ju shtangen sytë, do t’u mbetet kryet lart, duke shikuar se çfarë po i gjen, saqë nuk lëvizin qerpikët e syve për të shikuar diçka tjetër, e zemrat e tyre do të jenë të pikëlluara. Mëkatarët do të kërkojnë t’u jepet afat e të besojnë, po ata që betoheshin sa ishin në dynja, se nuk kanë për t’u ringjallur, edhe pse ishin mu në ato vende banorët e të cilëve ishin zhdukur nga ndëshkimet si mëkatarë. Megithatë ata bënin lloj-lloj dredhish, u përpoqën ta vrisnin Muhamedin a.s., por plani i Zotit i asgjësoi dredhitë e tyre. Toka në të cilën jemi tashti dhe qiejt do të shndërrohen në tokë e qiej të tjerë. Çfarë do të jetë ajo e di vetëm Zoti. Sipas një hadithi të shënuar në Sahihajnët: Do të jetë tokë e bardhë e shkëlqyer si argjendi, tokë në të cilën nuk është bërë mëkat, as nuk është derdhur gjak... Kurani është shpallur për të mirën e njerëzve, për të kuptuar se nuk ka Zot tjetër pos Allahut një dhe për t’u udhëzuar e gjetur rrugën e drejtë që është shpëtim për ta, por vetëm për ata që e angazhojnë sinqerisht mendjen e tyre. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i kaptinës Ibrahim.