14. Ibrahim · ajete 6–9

سورة إبراهيم
6

وَإِذۡ قَالَ مُوسَىٰ لِقَوۡمِهِ ٱذۡكُرُواْ نِعۡمَةَ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡ إِذۡ أَنجَىٰكُم مِّنۡ ءَالِ فِرۡعَوۡنَ يَسُومُونَكُمۡ سُوٓءَ ٱلۡعَذَابِ وَيُذَبِّحُونَ أَبۡنَآءَكُمۡ وَيَسۡتَحۡيُونَ نِسَآءَكُمۡۚ وَفِي ذَٰلِكُم بَلَآءٞ مِّن رَّبِّكُمۡ عَظِيمٞ

We ‘idh kale musa likawmihi edhkuru ni’metel-lahi ‘alejkum ‘idh ‘enxhakum min ‘ali fir’awne jesumunekum su’el-’adhabi we judhebbihune ‘ebna’ekum we jestehjune nisa’ekum we fi dhalikum bela’un min rabbikum ‘adhimun

(përkujto) Kur Musai i tha popullit të vet: "Përkujtojeni dhuntinë e All-llahut ndaj jush, kur ju shpëtoi prej rrethit të faraonit që ju shijonit dënimin më të shëmtuar, ju mbytnin bijtë tuaj, e i linin gratë tuaja të jetojnë. Në ato kishit sprovë të madhe nga Zoti juaj".

7

وَإِذۡ تَأَذَّنَ رَبُّكُمۡ لَئِن شَكَرۡتُمۡ لَأَزِيدَنَّكُمۡۖ وَلَئِن كَفَرۡتُمۡ إِنَّ عَذَابِي لَشَدِيدٞ

We ‘idh te’edhdhene rebbukum le’in shekertum le’ezidennekum we le’in kefertum ‘inne ‘adhabi leshedidun

Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: "Nëse falënderoni, do t'ua shtoj të mirat, e nëse përbuzni, s'ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!"

8

وَقَالَ مُوسَىٰٓ إِن تَكۡفُرُوٓاْ أَنتُمۡ وَمَن فِي ٱلۡأَرۡضِ جَمِيعٗا فَإِنَّ ٱللَّهَ لَغَنِيٌّ حَمِيدٌ

We kale musa ‘in tekfuru ‘entum we men fil-’erdi xhemi’æn fe’innall-llahe leganijun hemidun

E Musai tha: "Nëse ju, dhe të gjithë ata që janë në tokë mohoni, All-llahu është i panevojshëm (për falënderim), i lavdishëm (vetvetiu)".*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kurani nuk është shpikje e Muhamedit, por shpallje nga Zoti, që me ndihmën e Tij t’i largojë njerëzit prej rrugës së gabuar, e t’i shpie në rrugën e drejtë, në rrugën e besimit, në rrugën e ndritshme të Allahut. Të mjerë janë ata, të cilët nuk pranuan rrugën e Zotit, u përpoqën që edhe të tjerët t’i pengojnë, u përpoqën t’ia përshtatin epsheve të tyre fenë e shpallur prej Zotit, duke mos i dhënë rëndësi jetës së ardhshme, e cila është përgjithmonë, por e çmuan dhe e vlerësuan më shumë këtë jetë. Zoti çdo populli i dërgoi pejgamber, që fliste gjuhën e atij populli, që ta kuptojnë më mirë qëllimin e shpalljes. Megjithatë pejgamberët kishin për detyrë vetëm komunikimin
9

أَلَمۡ يَأۡتِكُمۡ نَبَؤُاْ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِكُمۡ قَوۡمِ نُوحٖ وَعَادٖ وَثَمُودَ وَٱلَّذِينَ مِنۢ بَعۡدِهِمۡ لَا يَعۡلَمُهُمۡ إِلَّا ٱللَّهُۚ جَآءَتۡهُمۡ رُسُلُهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ فَرَدُّوٓاْ أَيۡدِيَهُمۡ فِيٓ أَفۡوَٰهِهِمۡ وَقَالُوٓاْ إِنَّا كَفَرۡنَا بِمَآ أُرۡسِلۡتُم بِهِۦ وَإِنَّا لَفِي شَكّٖ مِّمَّا تَدۡعُونَنَآ إِلَيۡهِ مُرِيبٖ

‘Elem je’tikum nebe’ul-ledhine min kablikum kawmi nuhin we ‘adin we themude wel-ledhine min ba’dihim la ja’lemuhum ‘illallahu xha’et/hum rusuluhum bil-bejjinati fereddu ‘ejdijehum fi ‘efwahihim we kalu ‘inna keferna bima ‘ursiltum bihi we ‘inna lefi shekkin mimma ted’unena ‘ilejhi muribin

A nuk jeni të njoftuar me lajmin (ndodhinë) e atyre që ishin para jush, si populli i Nuhut, i Adit, i Themudit e edhe i atyre që erdhën pas tyre, që nuk di kush për ta pos All-llahut. Atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me argumente, ata i venin duart e tyre (në shenjë talljeje) në gojët e veta dhe thonin: "Ne e mohojmë atë me çka jeni të dërguar dhe ne dyshojmë shumë në atë që ju na thërrisni".