14. Ibrahim · ajete 7–8

سورة إبراهيم
7

وَإِذۡ تَأَذَّنَ رَبُّكُمۡ لَئِن شَكَرۡتُمۡ لَأَزِيدَنَّكُمۡۖ وَلَئِن كَفَرۡتُمۡ إِنَّ عَذَابِي لَشَدِيدٞ

We ‘idh te’edhdhene rebbukum le’in shekertum le’ezidennekum we le’in kefertum ‘inne ‘adhabi leshedidun

Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: "Nëse falënderoni, do t'ua shtoj të mirat, e nëse përbuzni, s'ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!"

8

وَقَالَ مُوسَىٰٓ إِن تَكۡفُرُوٓاْ أَنتُمۡ وَمَن فِي ٱلۡأَرۡضِ جَمِيعٗا فَإِنَّ ٱللَّهَ لَغَنِيٌّ حَمِيدٌ

We kale musa ‘in tekfuru ‘entum we men fil-’erdi xhemi’æn fe’innall-llahe leganijun hemidun

E Musai tha: "Nëse ju, dhe të gjithë ata që janë në tokë mohoni, All-llahu është i panevojshëm (për falënderim), i lavdishëm (vetvetiu)".*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kurani nuk është shpikje e Muhamedit, por shpallje nga Zoti, që me ndihmën e Tij t’i largojë njerëzit prej rrugës së gabuar, e t’i shpie në rrugën e drejtë, në rrugën e besimit, në rrugën e ndritshme të Allahut. Të mjerë janë ata, të cilët nuk pranuan rrugën e Zotit, u përpoqën që edhe të tjerët t’i pengojnë, u përpoqën t’ia përshtatin epsheve të tyre fenë e shpallur prej Zotit, duke mos i dhënë rëndësi jetës së ardhshme, e cila është përgjithmonë, por e çmuan dhe e vlerësuan më shumë këtë jetë. Zoti çdo populli i dërgoi pejgamber, që fliste gjuhën e atij populli, që ta kuptojnë më mirë qëllimin e shpalljes. Megjithatë pejgamberët kishin për detyrë vetëm komunikimin