14. Ibrahim · Ajeti 8

سورة إبراهيم
Përkthimi Sherif Ahmeti
8

وَقَالَ مُوسَىٰٓ إِن تَكۡفُرُوٓاْ أَنتُمۡ وَمَن فِي ٱلۡأَرۡضِ جَمِيعٗا فَإِنَّ ٱللَّهَ لَغَنِيٌّ حَمِيدٌ

E Musai tha: "Nëse ju, dhe të gjithë ata që janë në tokë mohoni, All-llahu është i panevojshëm (për falënderim), i lavdishëm (vetvetiu)".*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kurani nuk është shpikje e Muhamedit, por shpallje nga Zoti, që me ndihmën e Tij t’i largojë njerëzit prej rrugës së gabuar, e t’i shpie në rrugën e drejtë, në rrugën e besimit, në rrugën e ndritshme të Allahut. Të mjerë janë ata, të cilët nuk pranuan rrugën e Zotit, u përpoqën që edhe të tjerët t’i pengojnë, u përpoqën t’ia përshtatin epsheve të tyre fenë e shpallur prej Zotit, duke mos i dhënë rëndësi jetës së ardhshme, e cila është përgjithmonë, por e çmuan dhe e vlerësuan më shumë këtë jetë. Zoti çdo populli i dërgoi pejgamber, që fliste gjuhën e atij populli, që ta kuptojnë më mirë qëllimin e shpalljes. Megjithatë pejgamberët kishin për detyrë vetëm komunikimin