We kale musa ‘in tekfuru ‘entum we men fil-’erdi xhemi’æn fe’innall-llahe leganijun hemidun
E Musai tha: "Nëse ju, dhe të gjithë ata që janë në tokë mohoni, All-llahu është i panevojshëm (për falënderim), i lavdishëm (vetvetiu)".*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kurani nuk është shpikje e Muhamedit, por shpallje nga Zoti, që me ndihmën e Tij t’i largojë njerëzit prej rrugës së gabuar, e t’i shpie në rrugën e drejtë, në rrugën e besimit, në rrugën e ndritshme të Allahut. Të mjerë janë ata, të cilët nuk pranuan rrugën e Zotit, u përpoqën që edhe të tjerët t’i pengojnë, u përpoqën t’ia përshtatin epsheve të tyre fenë e shpallur prej Zotit, duke mos i dhënë rëndësi jetës së ardhshme, e cila është përgjithmonë, por e çmuan dhe e vlerësuan më shumë këtë jetë. Zoti çdo populli i dërgoi pejgamber, që fliste gjuhën e atij populli, që ta kuptojnë më mirë qëllimin e shpalljes. Megjithatë pejgamberët kishin për detyrë vetëm komunikimin
‘Elem je’tikum nebe’ul-ledhine min kablikum kawmi nuhin we ‘adin we themude wel-ledhine min ba’dihim la ja’lemuhum ‘illallahu xha’et/hum rusuluhum bil-bejjinati fereddu ‘ejdijehum fi ‘efwahihim we kalu ‘inna keferna bima ‘ursiltum bihi we ‘inna lefi shekkin mimma ted’unena ‘ilejhi muribin
A nuk jeni të njoftuar me lajmin (ndodhinë) e atyre që ishin para jush, si populli i Nuhut, i Adit, i Themudit e edhe i atyre që erdhën pas tyre, që nuk di kush për ta pos All-llahut. Atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me argumente, ata i venin duart e tyre (në shenjë talljeje) në gojët e veta dhe thonin: "Ne e mohojmë atë me çka jeni të dërguar dhe ne dyshojmë shumë në atë që ju na thërrisni".
Të dërguarit e tyre u thanë: "A mos keni dyshim në All-llahun, Krijuesin e qiejve e të tokës? Ai ju thërret (në besim) për t'ju falur mëkatet dhe për t'ju vazhduar (jetën) deri në një afat të caktuar!" Ata thanë: "Ju nuk jeni tjetër pos njerëz siç jemi edhe ne, ju dëshironi të na pengoni nga ajo që adhuronin prindërit tanë, pra na sillni ndonjë argument të qartë!
Kalet lehum rusuluhum ‘in nehnu ‘illa besherun mithlukum we lekinnall-llahe jemunnu ‘ala men jesha’u min ‘ibadihi we ma kane lena ‘en ne’tijekum bisultanin ‘illa bi’idhni Ellahi we ‘ala Ellahi feljetewekkelil-mu’uminune
Të dërguarit e tyre ju thanë: "Ne nuk jemi tjetër vetëm se njerëz si edhe ju, por All-llahu i jep dhuratë kujt të dojë nga robtë e vet. Ne nuk na takon t'ju sjellim ndonjë argument, vetëm me dëshirën e All-llahut, pra besimtarët le t'i mbështeten vetëm All-llahut".
We ma lena ‘ella netewekkele ‘ala Ellahi we kad hedana subulena we lenesbirenne ‘ala ma ‘adhejtumuna we ‘ala Ellahi feljetewekkelil-mutewekkilune
E përsë të mos i mbështetemi All-llahut derisa Ai na udhëzoi në rrugën tonë (të drejtë). Për Zotin, ne gjithsesi do të durojmë e do t'i përballojmë mundimet që na bëni, e vetëm All-llahut le t'i mbështeten vazhdimisht ata që gjithnjë iu mbështeten.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.