← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

15. Hixhr · Ajeti 87 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 15:77–15:99

Këtu përmendet shkurtimisht rrëfimi për Shuajbin e popullin e tij. "Ejke" quhet vendi ku banoi ai popull, e ishte vend plot pemë të shpeshta, gjithashtu edhe Medjeni ishte vend i tyre.

Si vendbanim i popullit Lut, ashtu edhe i atij të Shuajbit ishin pranë rrugës ku kalonte karvani i tregtisë prej Hixhazit për në Siri. Gërmadhat e atyre vendeve të shkatërruara ishin të dukshme, andaj idhujtarëve u jepej shenjë që të fitojnë përvojë.

"Hixhri" ishte një luginë mes Medinës e Shamit në të cilën kishte banuar populli Themud, te i cili ishte i dërguar Pejgamberi Salih. Ata, për t'i ikur dënimit eventual për të cilin u kërcënohej Salihu, shponin kodrat dhe në to rregullonin shtëpitë e tyre, e mendonin se në to janë të sigurt,por nuk u doli ashtu u shkatërruan me një tërmet me ushtimë të madhe shkatërruese.

E tërë gjithësia dhe të gjitha ngjarjet dhe ndodhitë në të, nuk janë të rastit. Ato janë të krijuara dhe të paralajmëruara sipas një urtësie të madhe të Zotit Krijues. Që të mos përhapej e keqja në tërë botë, Zoti i dënoi disa popuj, por dënimi kryesor dhe i përjetshëm kundër fesatxhinjve do të jetë pas ringjalljes, që pa dyshim do të pasojë pas kijametit.

Muhammedit i thuhet së të është dhënë begatia më e madhe, të është shpallur kaptina Fatiha - Elhami, që sipas një hadithi është kaptina më e madhe në tërë Kur'anin e që nuk ka qenë e shpallur as në Tevratë e as në Inxhil, andaj i thuhet, ti mos u hidhëro, sillu mirë e butë, mos u merr lakmi disave nga idhujtarët që kanë pasuri e fëmijë, hapi krahët përkdhelës për besimtarët si shpendi ndaj zogjve të vet.

E "Muktesiminë" d.m.th.: ndarës. Ndoshta është fjala për jehuditë e të krishterët, të cilët një pjesë të librit e besonin e tjetrën jo. Ndoshta ishte për qëllim ndarja e terrenit të Mekës nga ana e idhujtarëve për t'u folur atyre që vinin aty nga jashtë, se Muhammedi është i çmendur ose magjistar etj. E, qëllimi mund të jetë edhe ndarja e Kur'anit nga ana e idhujtarëve në: poezi, magji, fall dhe kategori të tjera me qëllim rezistence kundër tij.

Pejgamberi ua mësonte Kur'anin njerëzve, duke i thirrur në fenë islame fshehtas derisa iu shpall ajeti 94, i kësaj kaptine, pastaj filloi t'u bëjë njerëzve thirrje haptas që të përqafojnë fenë islame me të gjitha rregullat e saj.

Më të dalluarit idhujtarë, të cilët e përqeshnin Kur'anin dhe Muhammedin ishin nja pesë: Velid bin Mugire, Ass bin Vail, Esved bin Abdi Jeguth, Harith bin Talatil dhe Ebu Zum'a. Allahu ia hoqi qafe të gjithë këta.

Ajeti i fundit urdhëron adhurimin ndaj Zotit sa të jetë njeriu gjallë, pra nuk ka njeri që mund të lirohet prej obligimit me ibadet derisa nuk është liruar as Pejgamberi. Thashethemet se kur arrinë njeriu ta kuptojë mirë të vërtetën, lirohet prej obligimeve fetare, janë shpifje dhe mashtrim, andaj nuk duhet vërë veshin atyre.

Me ndihmën e Allahut, përfundoi përkthimi dhe komentimi i kaptinës "El Hixhru"'. Lavdëruar qoftë Allahu i Madhëruar'

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 15:87–15:88

- Ne të kemi dhënë një shtatëshe (ajetesh) që përsëritet dhe Kur’anin Madhështor. - Kjo është një mirësi shumë e madhe, prandaj mos ia hidh shikimin kësaj dynjaje dhe stolive të saj. - Mos ua hidh sytë kënaqësive që Ne u kemi dhënë disave prej tyre e as mos u brengos për ta (dhe mohimin e tyre)! - Mos ua hidh sytë kënaqësive, me të cilat dëfrehen ata që i janë dhënë tërësisht kësaj dynjaje dhe që shumë shpejt do të faniten. Allahu ua ka dhënë këto stoli që t’i vërë në provë, prandaj mos i ki aspak zili për to. Gjithashtu, mos u shqetëso e mos u brengos, nëse ata të mohojnë dhe i kundërvihen fesë me të cilën të dërgoi Zoti. - Shtrije dorën e mëshirës dhe të butësisë ndaj besimtarëve! - Tregohu i butë, i dhembshur dhe kujdesu për ta. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Juve ju ka ardhur një Profet nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja, sepse ai e dëshiron fort rrugën e drejtë për ju. Për besimtarët, ai është shumë i ndjeshëm dhe shumë i mëshirshëm.” [Teube 128]. Në lidhje me “shtatëshen që përsëritet ”, janë dhënë mendime të ndryshme. Disa janë të mendi - mit se bëhet fjalë për shtatë suret e gjata të Kur’anit, pra, për suret Bekare, Al Imran, Nisa, Maide, En’am, Araf dhe Enfale së bashku me Teube, si një sure e vetme. Ibn Abasi ka thënë që këto të shtata i janë dhënë vetëm Muhamedit ﷺ . Ky mendim është sjellë si mendim i Ibn Mesudit, Ibn Umerit, Ibn Abasit dhe i disa tabiinëve. Seid Ibn Xhubejri ka thënë që në to janë sqaruar dispozitat për trashëgiminë, masat ndëshki - more, historitë e popujve të hershëm dhe dispozitat e Sheriatit. Mendimi i dytë: Këtu bëhet fjalë për suren Fatiha ajetet e së cilës janë shtatë. Ky është sjellë si mendim i Aliut, Umerit, Ibn Mesudit dhe Ibn Abasit. Ibn Abasi ka thënë: “ Bismilahi është ajeti i shtatë i saj dhe Allahu ju ka dalluar ju mbi të gjithë të tjerët me zbritjen e kësaj sureje.” Po të njëjtin mendim ka pasur edhe Ibrahim el Nehaiu, Hasen el Basriu, Muxhahidi e të tjerë. Katadja tregon: “Na është thënë se ajo (shtatëshja që përsëritet) është surja hapëse e Kur’anit (El Fatiha). Ato janë shtatë ajete që përsëriten, duke u lexuar në çdo rekat

namazi të detyrueshëm apo të pëlqyeshëm, që falet për Allahun.” Ibn Xheriri e ka përzgjedhur këtë mendim dhe ka argument - uar për saktësinë e tij me hadithe që janë sjellë në këtë temë, shumë nga të cilat i sollëm kur folëm për suren Fatiha dhe dobitë e saj. Vetëm Allahut i takojnë të gjitha lavdërimet e mirënjohja! Imam Buhari ka sjellë për këtë mendim dy hadithe. Hadithi i parë vjen nga Ebu Seid el Mual-lâ (Allahu qoftë i kënaqur me t ë!) ku, ndër të tjera, thuhet: 1601. “... ajo është: El ĥamdu lil -lâhi Rab -bil âlemin ”. Ajo është ‘Shtatëshja që përsëritet’ dhe Kur ’ani madhështor që m’u dha.” Ndërsa hadithi i dytë është nga Ebu Hurejra, që përcjell se Profeti i Allahut ka thënë: 1602. “Themeli i Kur’anit (Fatihaja) është ‘Shtatëshja që përsëritet’ dhe “Kur ’ani madhështor”.” Ky është një hadith që tregon tekstualisht se “Shtatëshja që përsëritet” dhe “Kur ’ani madhështor” është surja Fatiha. Sigurisht, kjo nuk bie ndesh me faktin që edhe shtatë suret e gjata të emërtohen kështu. Edhe për to është i saktë përshkrimi “që përsëriten”, sepse në to ka dispozita e mësime të shumta që përsëriten. Në fakt, i gjithë Kur ’ani është i tillë, sepse në të përsëriten urtësitë, dispozitat dhe ligjet e shumta, të dobishme për njerëzit.177 Është i njohur rregulli, sipas së cilit: “Përshkrimi i diçkaje me një cilësi të caktuar nuk përjashton mundësinë që edhe diçka tjetër të përshkruhet me atë cilësi.” Megjithatë, Allahu është më i ditur. Allahu i Lartësuar thotë: “Mos ua hidh sytë kënaqësive që Ne u kemi dhënë disave prej tyre...”. Pra: kënaqu dhe mjaftohu me atë që të ka dhuruar Allahu i Madhëruar, me Kuranin madhështor, kundrejt dëfrimeve, kënaqësive e stolive të përkohshme, që do të zhduken. Ky është si ngushëllim për mungesën e stolive të kësaj dynjaje. Ibn Abasi, duke shpjeguar: “Mos ua hidh sytë ...”, ka thënë: “Njeriu është ndaluar që të dëshirojë e ëndërrojë pikërisht mirësinë që i është dhënë dikujt tjetër.” Ndërsa Muxha - hidi, duke shpjeguar ajetin: “Mos ua hidh sytë kënaqësive që Ne u kemi dhënë disave prej tyre...”, ka thënë që: “Me frazën: “disave prej tyre ” janë pasur për qëllim të pasurit.”

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 15:87–15:93

Duke i kujtuar mirësitë e mëdha të dhuruara, Allahu i Lartësuar i thotë Profetit të Tij: - Ne të kemi dhënë një shtatëshe (ajetesh) që përsëritet dhe Kur'anin e Madh. - Sipas mendimit më të saktë, fjala “shtatëshe” tregon shtatë suret më të gjata të Kur'anit: Bekare, Al Imran, Nisa, Maide, En'am, A'raf dhe Enfal së bashku me suren Teube. Një shpjegim tjetër është se këtu bëhet fjalë për shtatë ajetet e sures Fatiha, që lexohen shpesh dhe përsëriten nëpër namaze. Më pas përmendet Kur'ani madhështor, dhe kjo bëhet për të treguar rëndësinë e madhe të këtyre sureve të gjata. Në to flitet për teuhidin, diturinë rreth të fshehtave dhe për dispozita ligjore, gjëra të cilat përsëriten shumë herë në këto kapituj. Nëse pranohet se flitet për suren Fatiha, atëherë shtatëshja që përsëritet janë ajetet e saj, që këndohen në çdo rekat namazi. Kur'ani madhështor, që përmban këtë shtatëshe që përsëritet (me të dyja kuptimet), është mirësia më e madhe që Zoti u dhuroi krijesave dhe për të cilin garojnë të urtët. Ai është dhurata më e madhe, me të cilin lumturohen besimtarët, siç thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “ O njerëz! Ja ku ju erdhi Këshilla nga Zoti juaj dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorin tuaj. Ai është Udhëzim dhe Mëshirë për besimtarët. Thuaj: “Vetëm për Mirësinë e Allahut (imanin) dhe Mëshirën e Tij (Kur'anin) gëzohuni!” Kjo është shumë herë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë”.”. [Junus 57, 58]. - Mos ua hidh sytë kënaqësive që Ne u kemi dhënë disave prej tyre - Mos u mashtro nga stolitë e tyre dhe mos e angazho zemrën me përmbushjen e dëshirave të kësaj jete, njëlloj si të shthururit. Injorantët mashtrohen me degjenerimin dhe shpërfillin mirësitë që Zoti u ka dhuruar, bashkë me Shpalljen e mrekullueshme. - ... e as mos u brengos për ta (dhe mohimin e tyre) ! - Mos u brengos për ta,

sepse prej tyre nuk pritet ndonjë e mirë! Mjaftohu me muslimanët dhe besimtarët e sinqertë, sepse ata janë miqtë më të mirë! - Shtrije dorën e mëshirës dhe të butësisë ndaj besimtarëve! - Tregohu i dashur dhe i dhembshur me ta, duke u sjellë mirë dhe me moral të lartë! Shprehe dashurinë, durimin dhe butësinë me sjelljet dhe fjalët e tua! - Dhe thuaj: “Unë jam vërtet ai që paralajmëron qartë.” - Përkushtohu në detyrën tënde për paralajmërimin e njerëzve dhe kumtimin e Shpalljes, të atyre që janë afër dhe atyre që janë larg, për miqtë dhe për armiqtë! Nëse e bën këtë, atëherë kaq ke për detyrë. Ti nuk je ngarkuar të marrësh në llogari ata, ashtu sikurse edhe ata nuk mund të kërkojnë llogari ty. Thuaju atyre: “Unë jam paralajmërues i hapur për ndëshkimin e Zotit, që pritet të zbresë, ashtu siç zbriti mbi popujt e mëparshëm.”! - Ne i ndëshkuam ata që u përçanë në grupe (rreth përshkrimit të Kur'anit), ... - Ne e zbritëm ndëshkimin mbi ata që u ndanë në grupe të ndryshme, duke mohuar Shpalljen e Zotit dhe u përkushtuan që të pengonin njerëzit nga udha e drejtë. - Ata të cilët e bënë Kur'anin të ndarë në pjesë. - Ata e përshkruanin Kur'anin sipas dëshirave të tyre, herë duke thënë se është magji, herë duke thënë se është fall, e herë të tjera se është i trilluar. Kështu shpifnin mohuesit, duke e ndarë Kur'anin dhe duke e kategorizuar atë me lloj-lloj trillimesh. Këtë e bënin që të pengonin njerëzit nga udhëzimi që Zoti solli përmes Kur'anit dhe Profetit të mëshirës. Atëherë, le ta dinë: - Po, për Zotin tënd! Ne do t’i marrim të gjithë ata në pyetje, për të gjitha veprat e tyre. - Të gjithë ata që kanë cenuar madhështinë e Kur'anit, që kanë shpifur ose e kanë keqinterpretuar atë, do t’i marrim në përgjegjësi për fjalët dhe shpifjet e tyre. Ky është një kërcënim e paralajmërim për ata, që të mos vazhdojnë në atë rrugë. Më pas, Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin që të mos shqetësohet nga trillimet e tyre, por të përkushtohet në plotësimin e misionit, duke përcjellë të vërtetën dhe duke mos e ngadalësuar e penguar asgjë në përhapjen e ftesës së Zotit.

← Hixhr 15:87