← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

16. Nahl · Ajeti 26 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 16:22–16:29

Të gjitha lutjet, të gjitha adhurimet dhe të gjitha flijimet, të cilat i shprehen dikujt në emër të ndonjë madhërie e shenjtërie, pos Allahut, ato shkojnë huq, por ata që nuk besojnë botën tjetër, e mbajnë vetën lart, nuk duan të pranojnë Zotin para të cilit do të përgjigjen. Mendjelartit nuk duan ta pranojnë Kur'anin shpallje që i erdhi Muhammedit, por e quajnë mit, tregime të kahershme dhe me këtë, ata e ngarkojnë veten përveç me mëkatet e veta, edhe me mëkatet e atyre që i mashtruan, pse mashtruesit ishin pari. Rrënimi i ndërtimeve në themel, është për qëllim rrënimi i intrigave të jobesimtarëve, të cilët u përpoqën ta shuajnë dritën e shpalljes së Zotit, Ata pësuan disfatë në këtë botë, por disfata më e madhe do të jetë në ditën e gjykimit, kur të nënçmuar i fut Zoti në xhehenem dhe i thërret t'i sjellin ata zota që i adhuronin e le t'ju ndihmojnë. Ata qysh në çastin e vdekjes e shohin gabimin e tyre dhe dorëzohen, por është vonë, e vendi i mendjelartëve është xhehenemi.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 16:26–16:27

- Edhe ata që ishin para tyre thurën intriga të shumta (kundër së Vërtetës) . - Ibn Abasi thotë se këtu bëhet fjalë për Nemrudin. Ndërsa Zejd Ibn Eslemi ka thënë: “I pari tiran e kryeneç i pamëshir - shëm në Tokë ishte Nemrudi. Allahu e ndëshkoi atë me një mushkonjë, e cila i hyri

në hundë dhe i jepte dhimbje të paduruesh - me. E vetmja mënyrë që mund të gjente pak qetësim ishte që të godiste fort kokën me një çekan. Ai kryeneç sundoi si tiran i pamëshirshëm për 400 vjet dhe Allahu e bëri të vuajë për 400 vjet të tjera, e pastaj ia mori shpirtin. Ky është ai që urdhëroi t’i ndërtonin një kullë të lartë në qiell, dhe për të cilin Allahu i Lartësuar thotë: - “Por Allahu e rrënoi që në themel atë (intrigë) që ndërtuan dhe ua shembi mbi kokë kulmin e saj.” - Domethënë, çrrënjosi dhe shkatërroi çdo vepër, kurth e plan djallëzor të tyre. Kjo i ngjan fjalës së Allahut: “...Sa herë që ndezin zjarr për luftë, Allahu e shuan atë. Ata përpiqen pareshtur për shkatërrime në Tokë dhe Allahu nuk i do shkatërruesit. ” [Maide 64]. Ose: “Është Ai që i nxori prej shtëpive të tyre ata ithtarë të Librit që nuk besuan, në kohën e dëbimit të parë. Ju nuk menduat se ata do të dilnin, ndërsa ata menduan se fortifikatat e tyre do t’i mbronin prej ndëshkimit të Allahut. Por dënimi i Allahut u erdhi andej nga nuk e prisnin. Ai hodhi frikë në zemrat e tyre. Ai i bëri që t’i prishnin shtëpitë e veta me duart e tyre, si edhe me duart e besimtarëve. Prandaj mësoni nga kjo, o ju që mendoni! ” [Hashr 2]. Ndërsa në këtë ajet, Allahu i Lartësuar thotë se “... e rrënoi që në themel atë (intrigë) që ndërtuan dhe ua shembi mbi kokë kulmin e saj.” - Atyre u erdhi dënimi pa u ndier. - Në vijim, Allahu i Lavdëruar na tregon rreth tyre dhe thotë: - Pastaj, në Ditën e Gjykimit Ai do t'i poshtërojë ata - Ditën e Gjykimit, Allahu i Lavdëruar ka për t’ua nxjerrë në shesh turpet e padrejtësitë e tyre. Allahu ka për t’ua treguar të gjithëve atë që ata e mbanin të fshehur në shpirt: “S’ka dyshim se Ai është i Plotfuqishëm për ta rikthyer atë në jetë, ditën kur të zbulohen të fshehtat, kur ai nuk do të ketë as forcë e as ndihmëtarë.” [Tarik 8 - 10]. Të gjitha padrejtësitë e paturpësitë e këtyre keqbërësve do të dalin sheshazi. Në dy Sahih-ët ndodhet hadithi nga Ibn Umeri, i cili ka thënë: 1614. “Çdo tradhtari të pabesë në Ditën e Kijametit ka për t’iu ngulur një flamur në të pasmet e tij, në varësi të pabesisë e tradhëtisë që ka bërë në dynja dhe do të thuhet: “Kjo është pabesia dhe tradhtia e filanit, të birit të filanit!” Kështu, Allahu i Lartësuar do të bëjë që të gjithë njerëzit të shohin e dëshmojnë haptazi çdo padrejtësi e intrigë që ata e fshihnin në dynja kundër të vërtetës dhe pasuesve të saj. Ky do të jetë një poshtërim i madh për ta, para krijesave. - dhe do t'u thotë: “Ku janë ata që m’i bënit shokë Mua dhe për hir të tyre luftonit (kundër së Vërtetës) ?” - Këto janë fjalë që u drejtohen atyre, për t’i poshtëruar e shtuar edhe më shumë dhimbjen. Pra, ku janë tani ata, për hir të të cilëve ju luftonit kundër të vërtetës dhe për hir të të cilëve ju shfaqët tiraninë e armiqësinë tuaj?! Ku janë ata tani, që t’ju ndihmojnë e mbështesin, t’ju mbrojnë e shpëtojnë në këtë gjendje që ndodheni?! Kjo i ngjan fjalës së Allahut: “Xhehenemi do t'u dëftohet plotësisht atyre që qenë të humbur. Atyre do t'u thuhet: “Ku janë ata (zotat), që ju i adhuronit, veç

Allahut? A mund t’ju ndihmojnë ata ju ose a mund të ndihmojnë veten e vet? ...” [Shuara 91 - 93]. Gjithashtu: “...ditën kur të zbulohen të fshehtat, kur ai nuk do të ketë as forcë e as ndihmëtarë.” [Tarik 9, 10]. Kur atyre t’u tregohen faktet e pamohueshme, të dalin në pah argumentet, që nuk të lënë vend për asnjë justifikim dhe të bëhet i pashmangshëm e i meritueshëm vendimi për dënimin e tyre, ajo është dita kur ata nuk mund të bëjnë gjë tjetër, veçse të heshtin dhe nuk mund t’i fshihen ndëshkimit e vendimit të Zotit. Atë ditë: - Ata që u qe dhënë dituria do të thonë: “Vërtet, poshtërimi dhe e keqja i ka përfshirë sot jobesimtarët.”. - Këta janë paria e vërtetë dhe më të zgjedhurit në dynja dhe në ahiret. Këta njoftojnë dhe flasin në mbrojtje të së vërtetës si në dynja, edhe në ahiret. Ditën e Gjykimit, ata do të thonë: “Vërtet, poshtërimi dhe e keqja i ka përfshirë sot jobesimtarët.” Kështu ndodh me të gjithë ata që kanë refuzuar të besojnë në Allahun, ata që janë në idhujtari, duke adhuruar diçka tjetër, që nuk ka në dorë asnjë lloj dëmi apo dobie.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 16:23–16:26

- Nuk ka dyshim se Allahu di gjithçka që ata e fshehin dhe gjithçka që e shfaqin haptazi. Ai nuk i do kryeneçët. - Allahu i urren ata dhe ka për t’u dhënë shpagimin e punëve të tyre, sikurse thotë në një ajet tjetër: "Zoti juaj ka thënë: “M’u lutni Mua, që Unë t’ju përgjigjem! Por ata që, nga mendjemadhësia, i shmangen adhurimit Tim, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar”. [Gafir 60]. Duke na treguar mohimin e fortë të shpalljeve të Tij nga idhujtarët, Allahu i Lartësuar thotë: - Kur atyre u thuhet: “Çfarë ka shpallur Zoti juaj?”, ata thonë: “Mite të popujve të hershëm.” - Ata pyeten rreth Shpalljes, që, sigurisht, është mirësia më e madhe që Allahu i Lartësuar u ka dhuruar robve të Tij. Kështu, kur atyre u kërkohet opinioni rreth Shpalljes dhe u thuhet: “Çfarë ka shpallur Zoti juaj?”- domethënë, a e ndieni se duhet të jeni mirënjohës për këtë mirësi të madhe, apo e mohoni dhe me inat refuzoni t'i shprehni mirënjohjen Allahut të Madhëruar, që ua dhuroi? Nëse u bëhet kjo pyetje, ata japin përgjigjen më të shëmtuar dhe më mendjelehtë, duke thënë që në Shpallje ka: “Mite të popujve të hershëm.” Pra, sipas tyre, Shpallja është një mashtrim i trilluar nga Muhamedi, sikur gjoja e ka shpallur Allahu. Sipas tyre, aty gjen veçse histori dhe legjenda të të parëve, që brezat ia kalojnë njëri tjetrit, dhe prej tyre ka të vërteta dhe gënjeshtra. Kështu e trajtojnë dhe e konsiderojnë ata Shpalljen e Allahut të Lartësuar dhe ua përcjellin pasuesve të tyre këtë shpifje, duke mbartur në shpinën e tyre gjynahet e veta dhe të gjithë atyre që i pasojnë, deri në Ditën e Gjykimit. Allahu i Lartësuar thotë: - Ata kanë për t’i bartur të plota gjynahet e veta në Ditën e Gjykimit e do të bartin edhe një pjesë të gjynaheve të atyre që i devijuan (nga e Vërteta) pa kurrfarë diturie. - Ata do të mbajnë edhe peshën e pasuesve të tyre, të cilët kanë vetëm atë dituri të shtrembëruar që krerët u japin. Ata të mjerë do të ngarkohen me gjynahet e shumta që sjell devijimi i tyre. Por, sigurisht, secili grup do të mbajë peshën e vet të plotë, sipas asaj që ka mësuar dhe vepruar. - Sa e keqe është ajo që do të bartin! - Shumë e keqe është ajo peshë me të cilën ata e ngarkojnë veten. Ata do të vuajnë nën peshën e gjynaheve të tyre personale dhe të atyre për të cilët janë bërë shkaktarë të devijohen. - Edhe ata që ishin para tyre thurën intriga të shumta (kundër së Vërtetës) . - Ata thurnin intriga dhe kurthe kundër profetëve të tyre dhe përdornin çdo lloj hileje për t'u shmangur dhe për ta refuzuar Shpalljen, të cilën preofetët e sillnin nga Zoti i tyre. Pjesë e planeve të tyre ishte edhe ndërtimi i kështjellave të stërmëdha, por Allahu i Lartësuar thotë: - Por Allahu e rrënoi që në themel atë (intrigë) që ndërtuan dhe ua shembi mbi kokë kulmin e saj. - Allahu e filloi shkatërrimin e tyre që nga themelet, prandaj nuk zgjati shumë dhe: "...dhe ua shembi mbi kokë kulmin." Pra, ato që ndërtuan u shndërruan në ndëshkimin dhe vuajtjen e tyre. - Atyre u erdhi dënimi pa u ndier. - Kështu ndodhi, sepse ata pandehnin se ndërtesat e fortifikuara do t’i ruanin nga ndëshkimi i Zotit. Por ndëshkimi u erdhi pikërisht nga ato që ndërtuan me duart e tyre. Ky është një nga shembujt më të bukur që tregon se si Allahu i Lartësuar i shkatërron kurthet dhe intrigat e armiqve të Tij dhe të profetëve të Tij. Ata kanë menduar dhe projektuar gjithmonë si të luftojnë kundër profetëve dhe pasuesve të

tyre, të cilët përhapin Shpalljen e Zotit. Duke refuzuar të vërtetën dhe Shpalljen, ata vendosin për veten e tyre disa rregulla dhe parime bazë në mbrojtje të së kotës. Këto rregulla ata ua imponojnë të gjithëve, duke synuar që të largojnë njerëzit nga udhëzimi i drejtë dhe të refuzojnë Shpalljen e Zotit. Gjithashtu, përmes hileve dhe dredhive të shumta, ata luftojnë të dërguarit Zotit dhe pasuesit e tyre. Por - sikurse thotë i Madhëruari në këtë ajet - pikërisht këto dredhi, që ata i ndërtojnë me duart dhe mendjet e tyre të mbrapshta, shndërrohen në vuajtje dhe në dëshpërim për ta. Kjo është e pashmangshme, sepse dredhitë e tyre janë të këqija, dhe për dredhitë e këqia Allahu i Lartësuar thotë: " Por, dredhia për të keqen nuk godet askënd tjetër veç atyre që e kurdisën." [Fatir 43]. Kështu ka për të ndodhur në jetën e dynjasë, ndërsa ndëshkimi në ahiret do të jetë më i dhimbshëm e poshtërues, siç thotë i Lartësuari:

← Nahl 16:26