← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

16. Nahl · Ajeti 27 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 16:22–16:29

Të gjitha lutjet, të gjitha adhurimet dhe të gjitha flijimet, të cilat i shprehen dikujt në emër të ndonjë madhërie e shenjtërie, pos Allahut, ato shkojnë huq, por ata që nuk besojnë botën tjetër, e mbajnë vetën lart, nuk duan të pranojnë Zotin para të cilit do të përgjigjen. Mendjelartit nuk duan ta pranojnë Kur'anin shpallje që i erdhi Muhammedit, por e quajnë mit, tregime të kahershme dhe me këtë, ata e ngarkojnë veten përveç me mëkatet e veta, edhe me mëkatet e atyre që i mashtruan, pse mashtruesit ishin pari. Rrënimi i ndërtimeve në themel, është për qëllim rrënimi i intrigave të jobesimtarëve, të cilët u përpoqën ta shuajnë dritën e shpalljes së Zotit, Ata pësuan disfatë në këtë botë, por disfata më e madhe do të jetë në ditën e gjykimit, kur të nënçmuar i fut Zoti në xhehenem dhe i thërret t'i sjellin ata zota që i adhuronin e le t'ju ndihmojnë. Ata qysh në çastin e vdekjes e shohin gabimin e tyre dhe dorëzohen, por është vonë, e vendi i mendjelartëve është xhehenemi.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 16:26–16:27

- Edhe ata që ishin para tyre thurën intriga të shumta (kundër së Vërtetës) . - Ibn Abasi thotë se këtu bëhet fjalë për Nemrudin. Ndërsa Zejd Ibn Eslemi ka thënë: “I pari tiran e kryeneç i pamëshir - shëm në Tokë ishte Nemrudi. Allahu e ndëshkoi atë me një mushkonjë, e cila i hyri

në hundë dhe i jepte dhimbje të paduruesh - me. E vetmja mënyrë që mund të gjente pak qetësim ishte që të godiste fort kokën me një çekan. Ai kryeneç sundoi si tiran i pamëshirshëm për 400 vjet dhe Allahu e bëri të vuajë për 400 vjet të tjera, e pastaj ia mori shpirtin. Ky është ai që urdhëroi t’i ndërtonin një kullë të lartë në qiell, dhe për të cilin Allahu i Lartësuar thotë: - “Por Allahu e rrënoi që në themel atë (intrigë) që ndërtuan dhe ua shembi mbi kokë kulmin e saj.” - Domethënë, çrrënjosi dhe shkatërroi çdo vepër, kurth e plan djallëzor të tyre. Kjo i ngjan fjalës së Allahut: “...Sa herë që ndezin zjarr për luftë, Allahu e shuan atë. Ata përpiqen pareshtur për shkatërrime në Tokë dhe Allahu nuk i do shkatërruesit. ” [Maide 64]. Ose: “Është Ai që i nxori prej shtëpive të tyre ata ithtarë të Librit që nuk besuan, në kohën e dëbimit të parë. Ju nuk menduat se ata do të dilnin, ndërsa ata menduan se fortifikatat e tyre do t’i mbronin prej ndëshkimit të Allahut. Por dënimi i Allahut u erdhi andej nga nuk e prisnin. Ai hodhi frikë në zemrat e tyre. Ai i bëri që t’i prishnin shtëpitë e veta me duart e tyre, si edhe me duart e besimtarëve. Prandaj mësoni nga kjo, o ju që mendoni! ” [Hashr 2]. Ndërsa në këtë ajet, Allahu i Lartësuar thotë se “... e rrënoi që në themel atë (intrigë) që ndërtuan dhe ua shembi mbi kokë kulmin e saj.” - Atyre u erdhi dënimi pa u ndier. - Në vijim, Allahu i Lavdëruar na tregon rreth tyre dhe thotë: - Pastaj, në Ditën e Gjykimit Ai do t'i poshtërojë ata - Ditën e Gjykimit, Allahu i Lavdëruar ka për t’ua nxjerrë në shesh turpet e padrejtësitë e tyre. Allahu ka për t’ua treguar të gjithëve atë që ata e mbanin të fshehur në shpirt: “S’ka dyshim se Ai është i Plotfuqishëm për ta rikthyer atë në jetë, ditën kur të zbulohen të fshehtat, kur ai nuk do të ketë as forcë e as ndihmëtarë.” [Tarik 8 - 10]. Të gjitha padrejtësitë e paturpësitë e këtyre keqbërësve do të dalin sheshazi. Në dy Sahih-ët ndodhet hadithi nga Ibn Umeri, i cili ka thënë: 1614. “Çdo tradhtari të pabesë në Ditën e Kijametit ka për t’iu ngulur një flamur në të pasmet e tij, në varësi të pabesisë e tradhëtisë që ka bërë në dynja dhe do të thuhet: “Kjo është pabesia dhe tradhtia e filanit, të birit të filanit!” Kështu, Allahu i Lartësuar do të bëjë që të gjithë njerëzit të shohin e dëshmojnë haptazi çdo padrejtësi e intrigë që ata e fshihnin në dynja kundër të vërtetës dhe pasuesve të saj. Ky do të jetë një poshtërim i madh për ta, para krijesave. - dhe do t'u thotë: “Ku janë ata që m’i bënit shokë Mua dhe për hir të tyre luftonit (kundër së Vërtetës) ?” - Këto janë fjalë që u drejtohen atyre, për t’i poshtëruar e shtuar edhe më shumë dhimbjen. Pra, ku janë tani ata, për hir të të cilëve ju luftonit kundër të vërtetës dhe për hir të të cilëve ju shfaqët tiraninë e armiqësinë tuaj?! Ku janë ata tani, që t’ju ndihmojnë e mbështesin, t’ju mbrojnë e shpëtojnë në këtë gjendje që ndodheni?! Kjo i ngjan fjalës së Allahut: “Xhehenemi do t'u dëftohet plotësisht atyre që qenë të humbur. Atyre do t'u thuhet: “Ku janë ata (zotat), që ju i adhuronit, veç

Allahut? A mund t’ju ndihmojnë ata ju ose a mund të ndihmojnë veten e vet? ...” [Shuara 91 - 93]. Gjithashtu: “...ditën kur të zbulohen të fshehtat, kur ai nuk do të ketë as forcë e as ndihmëtarë.” [Tarik 9, 10]. Kur atyre t’u tregohen faktet e pamohueshme, të dalin në pah argumentet, që nuk të lënë vend për asnjë justifikim dhe të bëhet i pashmangshëm e i meritueshëm vendimi për dënimin e tyre, ajo është dita kur ata nuk mund të bëjnë gjë tjetër, veçse të heshtin dhe nuk mund t’i fshihen ndëshkimit e vendimit të Zotit. Atë ditë: - Ata që u qe dhënë dituria do të thonë: “Vërtet, poshtërimi dhe e keqja i ka përfshirë sot jobesimtarët.”. - Këta janë paria e vërtetë dhe më të zgjedhurit në dynja dhe në ahiret. Këta njoftojnë dhe flasin në mbrojtje të së vërtetës si në dynja, edhe në ahiret. Ditën e Gjykimit, ata do të thonë: “Vërtet, poshtërimi dhe e keqja i ka përfshirë sot jobesimtarët.” Kështu ndodh me të gjithë ata që kanë refuzuar të besojnë në Allahun, ata që janë në idhujtari, duke adhuruar diçka tjetër, që nuk ka në dorë asnjë lloj dëmi apo dobie.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 16:27–16:29

- Pastaj, në Ditën e Gjykimit Ai do t'i poshtërojë ata ... - Ditën e Kijametit, Ata do të turpërohen përpara të gjitha krijesave dhe do t'i shohin qartë mashtrimet dhe shpifjet e tyre kundër Zotit. Pastaj do t’u thotë: - “dhe do t'u thotë: “Ku janë ata që m’i bënit shokë Mua dhe për hir të tyre luftonit (kundër së Vërtetës) ?” - Për hir të këtyre idhujve, ju luftuat kundër Allahut dhe palës së Tij. Me paturpësi, ju pretendonit se ata ishin ortakë me Allahun e Lartësuar dhe pjesëmarrës në pushtetin e Tij. Kur atyre t’u drejtohet kjo pyetje, ata nuk do të kenë përgjigje tjetër, përveç pohimit se ata ishin të humbur dhe të devijuar dhe do të pranojnë se ishin arrogantë, inatçorë dhe të padrejtë. Kështu këta të mjerë do të thonë: “Kanë humbur prej nesh”. Kështu, ata do të dëshmojnë kundër vetes se e kanë mohuar Allahun. [A'raf 37]. Ndërsa nga ana tjetër, ndryshe do të jetë fjala e të diturve dhe të ndriçuarve me dritën e Zotit. - Ata që u qe dhënë dituria do të thonë: “Vërtet, poshtërimi dhe e keqja i ka përfshirë sot jobesimtarët.” - Kështu, dijetarët e mëdhenj dhe edukatorë do të thonë Ditën e Gjykimit: “Vërtet, poshtërimi dhe e keqja i ka përfshirë sot jobesimtarët.” Në këtë ajet del qartë vlera e madhe e

dijetarëve dhe fakti se ata flasin të vërtetën si në këtë botë, ashtu edhe ditën e dëshmive para Zotit. Fjala e tyre ka peshë tek Allahu dhe te krijesat. Në vijim, Allahu i Madhëruar tregon se çfarë do të bëjë me mohuesit në momentet e vdekjes së tyre dhe në Ditën e Gjykimit. - Janë ata të cilëve melekët ua marrin shpirtrat e mbushur me padrejtësi. - E tillë do të jetë gjendja e tyre në momentin e marrjes së shpirtit. Ata do të jenë të ngarkuar dhe të rënduar nga pesha e padrejtësive të tyre të shumta e poshtërsive të grumbulluara gjatë gjithë jetës në këtë botë. Dihet mirë se çfarë i pret keqbërësit e ngarkuar me poshtërsi e padrejtësi atë ditë: ndëshkim, poshtërim e nënçmim torturues. - Ata shprehin dorëzimin (në momentin e vdekjes), duke thënë: “Ne nuk bëmë ndonjë të keqe.” - Ata shprehin dorëzim të plotë para Zotit dhe mohojnë çdo adhurim të përkushtuar dikujt tjetër veç Allahut të Lartësuar. Madje do të thonë: “Ne nuk bëmë ndonjë të keqe.” Por atyre u hidhet poshtë ky pretendim, duke u thënë: “Përkundrazi, ju jeni të mbushur me poshtërsi dhe mosbesim”. - Por Allahu e di shumë mirë atë që e bëtë ju. - Tashmë nuk ju sjell asnjë dobi mohimi i poshtërsive tuaja. Kështu do të ndodhë në një moment gjatë Ditës së Kijametit. Duke menduar se mund të ketë efekt, ata mundohen t’i mohojnë poshtërsitë dhe mosbesimin që kanë shfaqur në jetën e kësaj bote. Por ata do të befasohen kur vetë gjymtyrët e tyre do të dëshmojnë kundër tyre. Kështu, kur del qartë ajo që ata kanë bërë në këtë jetë, nuk u mbetet gjë tjetër veç të pranojnë padrejtësitë dhe mosbesimin e tyre. Madje, ata të mjerë nuk kanë për të hyrë në Zjarrin e Xhehenemit pa pranuar të gjitha krimet dhe mosbesimin e tyre. - Prandaj, hyni në dyert e Xhehenemit ku do të jeni përjetë! - Çdokush do të hyjë përmes asaj porte të Xhehenemit që e meriton, sipas punëve të veta. - Sa vend i keq është ai i kryeneçëve! - Zjarri i Xhehenemit është vendqëndrimi më i keq i mbushur me dëshpërim dhe vuajtje, plot dhimbje e tmerr. Banorët e tij do të jenë gjithë frikë e brenga torturuese. E si mund të jetë ndryshe ai vend, kur atë e ka mbuluar zemërimi i Të Gjallit e të Përjetshmit?! Atyre nuk do t'u lehtësohet ndëshkim i e as do të gjejnë ndonjë moment çlodhje ose pushimi. Zoti Mëshirëplotë nuk ka për t’i vështruar ata dhe kështu do të shijojnë dënimin e madh.

← Nahl 16:27