16. Nahl · Ajeti 40

سورة النحل
Përkthimi Sherif Ahmeti
40

إِنَّمَا قَوۡلُنَا لِشَيۡءٍ إِذَآ أَرَدۡنَٰهُ أَن نَّقُولَ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ

Ne kur dëshirojmë një send vetëm i themi atij: "Bëhu!", ai menjëherë bëhet.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pas përshkrimit të gjendjes së atyre, që i mohonin argumentet e Zotit, në këto ajete përshkruhet gjendja e atyre, që pranuan shpalljen, se si melaiket u marrin shpirtin, duke u garantuar shpëtim, hyrjen në xhenet, sepse sa ishin në këtë jetë bënë vepra të mira. Ndëshkimet që i goditën ata që nuk respektuan udhëzimet e Zotit, ishin meritë e tyre, e jo dhunë prej Zotit. E thënia e tyre, se sikur të dëshironte Zoti, ata nuk do të adhu - ronin idhujt, e as do të ndalonin ngrënien e disa kafshëve sikurse patën ndaluar, është thënie e pavend, pse për të mos adhuruar tjetër dhe për të mos marrë nëpër këmbë dispozitat e Zotit, Ai i dërgoi pejgamberët, të cilët u kumtuan njerëzve se çka pranon dhe çka pëlqen Zoti e çka jo, e njëkohësisht njerëzve iu mundësoi, që ata vetë të zgjedhin. Atëherë pas dërgimit të pejgamberëve dhe pas udhëzimeve të shpallura, përgjegjësia ju mbetet vetë njerëzve. Pejgamberit i thuhet, se edhe pas përpjekjeve të tua për t’i vënë njerëzit në rrugë të drejtë, disa prej tyre do të mbesin jashtë saj; këtë e ka ditur dhe e di Zoti, prandaj të mos brengoset aq shumë. Ringjallja nuk është punë e rëndë për Zotin, pse atë që e dëshiron Ai, ajo bëhet men - jëherë. Nga frika se mos po i shpëton ndonjë fjalë Pejgamberi ngutej dhe kur ia lexonte Xhibrili Kuranin, e lexonte edhe ai bashkë me të. Zoti e urdhëroi të mos ngutej, ta dëgjojë me vëmendje Xhibrilin duke ia lexuar, pse Ne do t’ia mundësojmë ta mësojë përmendësh, ta lexojë dhe Ne do t’ia sqarojmë domethënien e tij. Idhujtarëve iu thotë, se nuk është si mendoni ju, e jeni dhënë pas kënaqësive të kësaj jete dhe e keni lënë anash përgjegjësinë në jetën tjetër. Njerëzit e mirë me fytyra të gëzuara e shikojnë Zotin e vet. Ehlu Sunneti është i bindur, se Zotin do ta shohim në ahiret dhe si argument është ky ajet dhe hadithet e vërteta. Por do të ketë edhe fytyra të zymta, që presin kur po i kap e keqja. Rikujtohet edhe momenti kur afrohet shpirti të dalë, e familja kërkon shërimin e tij, ndërsa ai vetë e di se po vdes e po ndahet, dhe po shkon te Zoti i vet. Kur qëllon, që as nuk ka besuar, dhe as nuk ka adhuruar, por e ka mbajtur veten lart, i mjeri ai