← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

17. Isra · Ajeti 101 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 17:97–17:111

Të lumtur janë ata që gjetën rrugën e drejtë, e të mjerë janë ata që nuk deshën të mendojnë për fuqinë e Zotit, por thoshin: si mund të ringjallemi pasi të kalben eshtrat e të bëhemi dhë i pluhur, e nuk mendonin se Ai Zot që krijoi qiej e tokë, ka fuqi t'i ringjallë ata. ringjall, por për shkak të kokëfortësisë së tyre do të tërhiqen për këmbësh, kurse fytyra u shkon zhag i për tokë, do të futën në xhehenem dhe sa herë që u digjet trupi, u përtërihet ashtu që zjarri të marrë hov edhe më të madh. Pastaj Kur'ani u thotë, ju kërkoni pasuri, e sikur t'i kishit depotë e nimeteve të Zotit, ju do të frikësoheshit se po shpenzohet e nuk do të mund t'i furnizonit njerëzit.

Mohuesve të besimit nuk u thyen mendjen as mrekullitë më konkrete. Zoti ia pat dhënë Musait nëntë mrekulli, po faraoni dhe ithtarët e tij nuk i besuan, andaj e merituan shkatërrimin. Kur'anin e shpalli Zoti me urtësinë e Vet të pashoqë, e shpalli pjesë-pjesë e dalëngadalë, ashtu i që më lehtë ta mësonin dhe ta nxinin përmendësh, e edhe sipas nevojës për zgjidhjen e ndonjë çështjeje. Idhujtarët e besuan ose nuk e besuan, atij nuk i bie vlera. Dijetarët e librave të mëparshëm, të cilët kishin lexuar librat e tyre dhe ishin njerëz të mirë e të sinqertë, kur dëgjonin leximin e Kur'anit, hidheshin me fytyra në tokë, duke adhuruar Zotin dhe duke i shprehur lavdërim për premtimin e Tij të pathyeshëm. I aa Jobesimtarët e dëgjuan Muhammedin duke thirrur Zotin: O Allah, O Rrahman, e thanë: ky na thërret të besojmë një Zot, e vetë po u lutet dy zotave. Kur'ani u tha se Zoti ka shumë emra dhe të gjthë emrat e Tij janë më të bukurit, pra e thirrët me atë ose me këtë është krejt një, Zoti është një e emra ka shumë.

Pejgamberi urdhërohet të mos e ngrisë shumë lart zërin duke lexuar Kur'an kah falej, pse idhujtarët e fyenin kur e dëgjonin, e porositet që të mos e ulë tepër zërin e të mos e dëgjojnë ata që falën pas tij. Ky ishte shkak i zbritjes së këtij ajeti. AN Me ndihmën e Zotit përfundoi përkthimi dhe komentimi i kaptinës El Israë. Lavdëruar qoftë Allahu!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 17:101–17:104

- Ne i dhamë Musait nëntë shenja të qarta. - Allahu i Lartësuar na njofton se Ai e dërgoi Musain me nëntë shenja të qarta, të cilat do të shërbenin si argumente të pakundërshtueshme për vërtetësinë e mesazhit që ai përcillte prej Allahut të Madhëruar dhe për vërtetësinë e tij si i dërguar nga vetë Zoti i botëve. Ato ishin: shkopi, dora që shndrriste e bardhë, vitet e thatësirës, deti që u ça, tufani dhe

përmbytja, reja e karkalecave, parazitët, bretkosat dhe gjaku, shenja të qarta njëra pas tjetrës. Kështu ka thënë Ibn Abasi. Allahu i Lartësuar na tregon se ata, edhe pasi i panë të gjitha këto shenja, nuk e besuan Musain: “Por ata u treguan arrogantë, sepse ishin njerëz keqbërës.” [Ea’raf 133]. Ato shenja nuk ndikuan në zemrat e tyre. Ata e mohuan ftesën dhe të vërtetën e Zotit, edhe pse ishin tërësisht të sigurt se ishte Zoti Ai që i solli at: “Dhe, kur u erdhën argumentet Tona të qarta, ata thanë: “Kjo është, pa dyshim magji.” Ata i mohuan ato në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi, edhe pse shpirtrat e tyre ishin të bindur për to (se ishin nga Zoti) . Dhe shikoje se si qe fundi i shkatërrimtarë - ve!” [Neml 13, 14]. Po kështu, edhe nëse u jepen ato gjëra që kërkuan prej teje, ata përsëri nuk do t’i përgjigjen ftesës tënde dhe nuk kanë për të të besuar, vetëm nëse këtë do ta dëshironte Allahu, pra, vetëm me lejen e Tij. Kujto çfarë i tha Faraoni Musait, edhe pse pa gjithë ato shenja: - Pyeti bijtë e Izraelit, kur ai (Musai) ishte mes tyre dhe Faraoni i tha: “O Musa, unë mendoj se ti je i magjepsur.” - Domethënë, mendoj se je magjistar. Fjala mes’ĥûr (në arabisht) vjen me kuptimin “i magjepsur”, por edhe me kuptimin magjistar. Sidoqoftë, Allahu e di më mirë. Musait iu dhanë edhe shenja të tjera, si për shembull: uji që dilte nga guri, kur ai e godiste me shkopin e tij, nga i cili do të pinin më pas fiset e bijve të Izraelit; reja që u bënte hije gjatë endjes nëpër shkretëtirë, zbritja nga qielli e ushqimit me menna dhe selua. Këto shenja i dëshmuan dhe panë bijtë e Izraelit, pasi u larguan nga tokat e Misirit. Ndërsa këtu përmenden nëntë shenjat që i pa Faraoni dhe pasuesit e tij, që ata të besonin. Në fakt, ata i kundërshtuan ato, shprehën kokëfortësi e arrogancë dhe refuzuan t’i bindeshin Profetit të Zotit. - Ai (Musai) tha: “Ti e di me siguri të plotë se ato (mrekullitë) nuk i zbriti askush tjetër përveç Zotit të qiejve e të Tokës. - O Faraon, ti e di mirë se është vetë Zoti i qiejve dhe i Tokës që i zbriti këto nëntë shenja, si argumente që tregojnë se unë jam Profeti i Tij dhe se mesazhi që po të kumtoj është i vërtetë nga Zoti. - Ai i zbriti ato të dukshme, e unë besoj, o Faraon, se ti je i shkatërruar.”. - Domethënë, i mposhtur, i shkatërruar dhe i mallkuar. - Ai (Faraoni) deshi t’i dëbonte ata nga vendi (Egjipti), por Ne përmbytëm atë dhe të gjithë ata që ishin me të. - Kjo i përngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, kur flet për Muhamedin ﷺ dhe dëbimin e tij prej Mekës: “Ata të shtrënguan në tokë, me qëllim që të të dëbonin prej saj. Por, atëherë, edhe ata nuk do të mbeteshin gjatë pas teje. Ky ka qenë ligji për të gjithë të dërguarit para teje; në ligjin Tonë nuk gjen ndryshime.” [Isra 76]. Idhujtarët e Mekës donin ta dëbonin Profetin nga Meka, por Allahu i Lartësuar ia nënshtroi armiqtë Profetit të Tij dhe ai hyri në Mekë si triumfator e çlirimtar. Pas kësaj, kur kishte mposhtur të gjithë armiqtë, ai i fali ata, duke treguar dhembshuri dhe bujari me ta. Po

kështu, Al lahu i Lartësuar i la tokat dhe pronat e Faraonit në trashëgim të popullit të përvuajtur të bijve të Izraelit, siç thotë: “Ndërsa popullit të përvuajtur i lamë në trashëgim viset lindore dhe perëndimore të tokës ku zbritëm bekimet Tona. Kështu u plotësua premtimi i mirë i Zotit ndaj bijve të Izraelit, për durimin që ata treguan. Ne e rrënuam çfarë kishte bërë Faraoni dhe populli i tij dhe kullat që kishin ndërtuar.” [Ea’raf 137]. “Sa e sa kopshte e burime lanë pas! Sa ara të mbjella e vende të bukura! Sa begati e stoli, me të cilat argëtoheshin! Të gjitha ato Ne ua lamë trashëgim një populli tjetër.” [Duhan 25 - 28]. - Pas tij (Musait) Ne u thamë bijve të Izraelit: “Banoni në këtë vend! Por, kur të vijë Dita e Fundit, Ne do t'ju sjellim të gjithëve në një turmë të përzierë”. - Ne do t’ju sjellim të gjithë së bashku, ju dhe armiqtë tuaj. Ibn Abasi, Muxhahidi, Katade dhe Dahaku kanë shpjeguar se, “ lefifen” domethënë: “të gjithë bashkë.”

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 17:101–17:102

- Ne i patëm dhënë Musait nëntë Shenja (mrekulli) të qarta. - Ti je Profet i Allahut dhe Allahu të ka ndihmuar me shenja e mrekulli. Mësoje se ti nuk je i pari profet që njerëzit e refuzojnë. Para teje, Ne dërguam ndër njerëz Musain, të birin e Imranit, që u quajt El Kelim, domethënë, ai që Zoti i foli. Ne e dërguam atë tek Faraoni dhe rrethi i tij. Ne i dhamë atij nëntë mrekulli të mëdha. Secila prej tyre do të mjaftonte e vetme që dikush, i cili synon dhe e dëshiron të vërtetën, ta gjente dhe pasonte atë. Këto shenja ishin: gjarpri, shkopi, tufani, karkalecat, morrat, bretkocat, gjaku, e ashtuquajtura er-rixhz, një sëmundje që u zbriti nga lart dhe ndarja e detit në

dymbëdhjetë rrugë të thata. “Atëherë Ne lëshuam kundër tyre (mjerime): përmbytje, karkaleca, parazitë, bretkosa dhe gjak, Shenja të qarta njëra pas tjetrës. Por ata u treguan arrogantë, sepse ishin njerëz keqbërës. Sa herë që binte ndëshkimi mbi ta, ata thoshin: “O Musa! Lutju Zotit tënd për ne, sipas premtimit që të ka dhënë. Nëse na e largon ndëshkimin, ne do të të besojmë ty dhe do t’i dërgojmë bijtë e Izraelit me ty.” Por sa herë që Ne ua largonim ndëshkimin, për t’u lënë një afat të caktuar, ata e thyenin premtimin. Kështu, Ne i ndëshkuam ata dhe i fundosëm në det, ngaqë ata i konsideruan gënjeshtra argumentet Tona dhe u treguan mospërfillës ndaj tyre.” [ El ea' raf 133 -136]. Nëse ke dyshim në ndonjë nga këto çështje, pyet atëherë. - Pyeti (o Muhammed) bijtë e Izraelit, kur ai (Musai) ishte mes tyre dhe faraoni i tha: “O Musa, unë mendoj se ti je i magjepsur.” - Edhe pse i solli të tilla mrekulli të dukshme dhe të padukshme, Faraoni i tha: “O Musa, unë mendoj ti je i magjepsur.” Ky ishte reagimi ndaj atyre mrekullive. Atëherë, Musai tha: - Ai (Musai) tha: “Ti e di me siguri të plotë se ato (mrekullitë) nuk i zbriti askush tjetër përveç Zotit të qiejve e të Tokës. - Ju e dini shumë mirë dhe jeni plotësisht të sigurt se këto mrekulli i zbriti Zoti i qiejve dhe i Tokës, që sytë e njerëzve të hapen dhe ata të pranojnë të vërtetën. Këto fjalë që thua, as ti vetë nuk i beson si të vërteta, por i thua për të justifikuar vendimin dhe mosbesimin tënd, me qëllim për ta bërë atë të besueshëm para popullit tënd, të cilët po i përçmon dhe po i devijon nga e vërteta. - Ai i zbriti ato të dukshme, e unë besoj, o faraon, se ti je i shkatërruar.”. – Ti do të jesh i urryer dhe do të flakesh në ndëshkim. Mjerë ti për mallkimin vuajtjet dhe dënimin që të pret!

← Isra 17:101