17. Isra · Ajeti 111

سورة الإسراء
Përkthimi Sherif Ahmeti
111

وَقُلِ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِي لَمۡ يَتَّخِذۡ وَلَدٗا وَلَمۡ يَكُن لَّهُۥ شَرِيكٞ فِي ٱلۡمُلۡكِ وَلَمۡ يَكُن لَّهُۥ وَلِيّٞ مِّنَ ٱلذُّلِّۖ وَكَبِّرۡهُ تَكۡبِيرَۢا

Dhe thuaj: "Falënderuar qoftë All-llahu, i cili nuk pati fëmijë dhe nuk ka për Të shok në sundim, dhe sa i përket aftësisë, nuk ka nevojë për ndihmëtarë, dhe madhëroje Atë me madhërinë që i takon".*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Të lumtur janë ata që gjetën rrugën e drejtë, e të mjerë janë ata që nuk deshën të mendojnë për fuqinë e Zotit, por thoshin: Si mund të ringjallemi pasi të kalben eshtrat e të bëhemi dhe e pluhur, e nuk mendonin se Ai Zot që krijoi qiej e tokë ka fuqi t’i ringjallë ata. I ringjall, por për shkak të kokëfortësisë së tyre do të tërhiqen për këmbësh, kurse fytyra u shkon zhag për tokë; do të futen në xhehenem dhe sa herë që iu digjet trupi, u përtërihet në mënyrë që zjarri të marrë hov edhe më të madh. Pastaj Kurani iu thotë, ju kërkoni pasuri, e sikur t'i kishit depot e nimeteve të Zotit ju do të frikësoheshit, se po shpenzohet e nuk do të mund t'i furnizonit njerëzit. Mohuesve të besimit nuk iu kthyen mendjen as mrekullitë më konkrete. Zoti ia pat dhënë Musait nëntë mrekulli, po faraoni dhe ithtarët e tij nuk i besuan, prandaj e merituan shkatërrimin. Kuranin e shpalli Zoti me urtësinë e Vet të pashoqe, e shpalli pjesë-pjesë e dalëngadalë,