لَّا تَجۡعَلۡ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ فَتَقۡعُدَ مَذۡمُومٗا مَّخۡذُولٗا
E mos shoqëro me All-llahun ndonjë zot tjetër, e të bëhesh i qortuar i papërkrahur.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kurani është i vetmi udhëzim për rrugën më të drejtë e më të sigurt dhe rrëfyes për shpërblimet e ndëshkimet, që do të pasojnë në bazë të veprave të bëra. Njeriu në përgjithësi është i ngutshëm, dhe duke mos menduar për pasojat, ndodh që të lutet për keq për veten apo për ndonjë tjetër të afërt e të dashur, por Zoti i Madhëruar nga mëshira e Tij, nuk ia pranon lutjen për keq, duke e ditur se pas pak kohe do të pendohet pse është ngutur. Vetëm mjeshtëria e përsosur e Zotit ka ditur ta errësojë natën për pushimin e njerëzve, e ta ndriçojë ditën për angazhimin e tyre për jetesë. Jeta e njeriut i përngjan fluturakes