رَّبُّكُمۡ أَعۡلَمُ بِمَا فِي نُفُوسِكُمۡۚ إِن تَكُونُواْ صَٰلِحِينَ فَإِنَّهُۥ كَانَ لِلۡأَوَّٰبِينَ غَفُورٗا
Zoti juaj e di më së miri atë që keni në shpirtin tuaj. Nëse keni qëllime të mira, vërtet Ai u fal atyre që pendohen.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në pesë ajetet e para përshkruhet se si trupat e mëdhenj të ekzistencës i përulen dhe i binden urdhrit të Zotit në vigjilje të Kijametit. Qielli çahet, toka duket më e gjerë, sepse kodrat nuk ekzistojnë më. Toka i hedh jashtë të vdekurit dhe lirohet. Njeriu për çdo moment përpiqet, që më veprat e tij, qofshin të mira o të këqija, t’i afrohet vdekjes, t’i afrohet momentit kur veprat e veta do t’i gjejë para Zotit. Ai që është ruajtur e ka bërë vepra të mira, atij shënimet i vijnë nga ana e djathtë, e cila është shenjë, se atij i paraqitet llogaria pa hyrë në detaje, pse të mirat i shpërblehen e të këqijat i shlyhen; ai pra, i gëzuar kthehet në mesin e të vetëve. Ai që ka bërë të këqija shënimet i vijnë pas dhe ai e mallkon veten, sepse ai do të jetë në zjarr. Ai sa ishte në dynja asnjëherë nuk u kujtua, se ç’është duke vepruar dhe mendoi se nuk do të dalë para Zotit. Këtu Kurani sërish u kthehet disa dukurive të kësaj bote në të cilat Zoti betohet, se do të përjetoni vështirësi pas vështirësive, duke filluar prej vdekjes e deri në fund në xhenet ose në xhehenem. Idhujtarët, as nuk besuan, as nuk iu përulën Zotit kur iu lexohej Kurani, por edhe nuk e besuan si shpallje të Zotit, e mendonin se Zoti nuk e di çka mbajnë ata në zemra. Shpërblimet nuk iu ndërprehen kurrë njerëzve të mirë. Falënderuar qoftë Allahu i Madhëruar!