17. Isra · ajete 25–29

سورة الإسراء
25

رَّبُّكُمۡ أَعۡلَمُ بِمَا فِي نُفُوسِكُمۡۚ إِن تَكُونُواْ صَٰلِحِينَ فَإِنَّهُۥ كَانَ لِلۡأَوَّٰبِينَ غَفُورٗا

Rebbukum ‘a’lemu bima fi nufusikum ‘in tekunu salihine fe’innehu kane lil’ewwabine gafuræn

Zoti juaj e di më së miri atë që keni në shpirtin tuaj. Nëse keni qëllime të mira, vërtet Ai u fal atyre që pendohen.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në pesë ajetet e para përshkruhet se si trupat e mëdhenj të ekzistencës i përulen dhe i binden urdhrit të Zotit në vigjilje të Kijametit. Qielli çahet, toka duket më e gjerë, sepse kodrat nuk ekzistojnë më. Toka i hedh jashtë të vdekurit dhe lirohet. Njeriu për çdo moment përpiqet, që më veprat e tij, qofshin të mira o të këqija, t’i afrohet vdekjes, t’i afrohet momentit kur veprat e veta do t’i gjejë para Zotit. Ai që është ruajtur e ka bërë vepra të mira, atij shënimet i vijnë nga ana e djathtë, e cila është shenjë, se atij i paraqitet llogaria pa hyrë në detaje, pse të mirat i shpërblehen e të këqijat i shlyhen; ai pra, i gëzuar kthehet në mesin e të vetëve. Ai që ka bërë të këqija shënimet i vijnë pas dhe ai e mallkon veten, sepse ai do të jetë në zjarr. Ai sa ishte në dynja asnjëherë nuk u kujtua, se ç’është duke vepruar dhe mendoi se nuk do të dalë para Zotit. Këtu Kurani sërish u kthehet disa dukurive të kësaj bote në të cilat Zoti betohet, se do të përjetoni vështirësi pas vështirësive, duke filluar prej vdekjes e deri në fund në xhenet ose në xhehenem. Idhujtarët, as nuk besuan, as nuk iu përulën Zotit kur iu lexohej Kurani, por edhe nuk e besuan si shpallje të Zotit, e mendonin se Zoti nuk e di çka mbajnë ata në zemra. Shpërblimet nuk iu ndërprehen kurrë njerëzve të mirë. Falënderuar qoftë Allahu i Madhëruar!
26

وَءَاتِ ذَا ٱلۡقُرۡبَىٰ حَقَّهُۥ وَٱلۡمِسۡكِينَ وَٱبۡنَ ٱلسَّبِيلِ وَلَا تُبَذِّرۡ تَبۡذِيرًا

We ‘ati dhal-kurba hekkahu wel-miskine we ebne es-sebili we la tubedhdhir tebdhiræn

Dhe jepi çdo të afërmi të drejtën që i takon, edhe të varfërit, edhe atij në kurbet, po mos shpenzo tepër e pa rrugë.

27

إِنَّ ٱلۡمُبَذِّرِينَ كَانُوٓاْ إِخۡوَٰنَ ٱلشَّيَٰطِينِۖ وَكَانَ ٱلشَّيۡطَٰنُ لِرَبِّهِۦ كَفُورٗا

‘Innel-mubedhdhirine kanu ‘ihwane esh-shejatini we kane esh-shejtanu lirebbihi kefuræn

Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vëllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij.

28

وَإِمَّا تُعۡرِضَنَّ عَنۡهُمُ ٱبۡتِغَآءَ رَحۡمَةٖ مِّن رَّبِّكَ تَرۡجُوهَا فَقُل لَّهُمۡ قَوۡلٗا مَّيۡسُورٗا

We ‘imma tu’ridenne ‘anhumu ebtiga’e rehmetin min rabbike terxhuha fekul lehum kawlæn mejsuræn

Nëse detyrohesh t'ua kthesh shpinën atyre (të afërmve etj.), duke kërkuar mëshirën të cilën e shpreson nga Zoti yt (furnizim për t'i ndihmuar ata), atëherë thuaju atyre fjalë të mira (të lehta).

29

وَلَا تَجۡعَلۡ يَدَكَ مَغۡلُولَةً إِلَىٰ عُنُقِكَ وَلَا تَبۡسُطۡهَا كُلَّ ٱلۡبَسۡطِ فَتَقۡعُدَ مَلُومٗا مَّحۡسُورًا

We la texh’al jedeke megluleten ‘ila ‘unukike we la tebsutha kullel-besti fetek’ude melumæn mehsuræn

Dhe mos e bën dorën tënde të lidhur për qafe (mos u bë koprrac), e as mos e shtrij në tërësi, e të mbetesh i qortuar dhe duarthatë (nga shpenzimi i tepërt).