17. Isra · ajete 46–49

سورة الإسراء
46

وَجَعَلۡنَا عَلَىٰ قُلُوبِهِمۡ أَكِنَّةً أَن يَفۡقَهُوهُ وَفِيٓ ءَاذَانِهِمۡ وَقۡرٗاۚ وَإِذَا ذَكَرۡتَ رَبَّكَ فِي ٱلۡقُرۡءَانِ وَحۡدَهُۥ وَلَّوۡاْ عَلَىٰٓ أَدۡبَٰرِهِمۡ نُفُورٗا

We xhe’alna ‘ala kulubihim ‘ekinneten ‘en jefkahuhu we fi ‘adhanihim wekræn we ‘idha dhekerte rebbeke fil-kur’ani wehdehu we llew ‘ala ‘edbarihim nufuræn

Ndërkaq, në zemrat e tyre vëmë një mbulesë dhe shurdhim të thellë të veshëve të tyre që nuk mund ta kuptojnë atë. E kur e përmend ti në Kur'an Zotin tënd, vetëm Atë, ata ikin mbrapa dhe largohen.

47

نَّحۡنُ أَعۡلَمُ بِمَا يَسۡتَمِعُونَ بِهِۦٓ إِذۡ يَسۡتَمِعُونَ إِلَيۡكَ وَإِذۡ هُمۡ نَجۡوَىٰٓ إِذۡ يَقُولُ ٱلظَّٰلِمُونَ إِن تَتَّبِعُونَ إِلَّا رَجُلٗا مَّسۡحُورًا

Nehnu ‘a’lemu bima jestemi’une bihi ‘idh jestemi’une ‘ilejke we ‘idh hum nexhwa ‘idh jekulu edh-dhalimune ‘in tettebi’une ‘illa rexhulæn meshuræn

"Ne e dimë më së miri përse ata e dëgjojnë atë (Kur'anin) kur vijnë të dëgjojnë ty dhe kur ata bisedojnë fshehtazi dhe kur ata zullumqarë thonë: "Ju nuk jeni kah pasoni tjetër, përveç një njeri të magjepsur!

48

ٱنظُرۡ كَيۡفَ ضَرَبُواْ لَكَ ٱلۡأَمۡثَالَ فَضَلُّواْ فَلَا يَسۡتَطِيعُونَ سَبِيلٗا

Endhur kejfe derebu lekel-’emthale fedellu fela jesteti’une sebilæn

Shih se si të mveshin ty epitete (i çmendur, poet, i magjepsur), andaj ata kanë humbur dhe nuk mund ta gjejnë rrugën (e vërtetë).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Idhujtarët i urrenin për vete vajzat, e engjëjt që sipas mendimit të tyre ishin femra ia përshkruanin Zotit bija. Edhe pse Kurani iu solli atyre shembuj të llojllojshëm për mëvetësinë e Zotit, ata zota do t’ia merrnin pushtetin Atij, por ata nuk ishin asgjë. Nuk ka qenie as send që nuk e adhuron Zotin, që nuk ia njeh Madhërinë e Tij, që nuk vërteton mëvetësinë e Tij, por derisa ato adhurime nuk janë në gjuhën e njerëzve, ata nuk i kuptojnë. Zotin e madhërojnë: qiejt me kaltërsinë e tyre, bimët me gjelbërimin e
49

وَقَالُوٓاْ أَءِذَا كُنَّا عِظَٰمٗا وَرُفَٰتًا أَءِنَّا لَمَبۡعُوثُونَ خَلۡقٗا جَدِيدٗا

We kalu ‘e’idha kunna ‘idhamæn we rufatæn ‘e’inna lemeb’uthune halkæn xhedidæn

Ata thanë: "A pasi të bëhemi eshtra të kalbur, dhé e pluhur, a mos do të bëhemi krijesë e re e ringjallur?"