ٱنظُرۡ كَيۡفَ ضَرَبُواْ لَكَ ٱلۡأَمۡثَالَ فَضَلُّواْ فَلَا يَسۡتَطِيعُونَ سَبِيلٗا
Shih se si të mveshin ty epitete (i çmendur, poet, i magjepsur), andaj ata kanë humbur dhe nuk mund ta gjejnë rrugën (e vërtetë).*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Idhujtarët i urrenin për vete vajzat, e engjëjt që sipas mendimit të tyre ishin femra ia përshkruanin Zotit bija. Edhe pse Kurani iu solli atyre shembuj të llojllojshëm për mëvetësinë e Zotit, ata zota do t’ia merrnin pushtetin Atij, por ata nuk ishin asgjë. Nuk ka qenie as send që nuk e adhuron Zotin, që nuk ia njeh Madhërinë e Tij, që nuk vërteton mëvetësinë e Tij, por derisa ato adhurime nuk janë në gjuhën e njerëzve, ata nuk i kuptojnë. Zotin e madhërojnë: qiejt me kaltërsinë e tyre, bimët me gjelbërimin e