‘Ew halkæn mimma jekburu fi sudurikum fesejekulune men ju’iduna kulil-ledhi feterekum ‘ewwele merretin fesejungidune ‘ilejke ru’usehum we jekulune meta huwe kul ‘asa ‘en jekune karibæn
Ose ndonjë krijesë që ju duket e madhe! Ata do të thonë: "Kush do të na rikthejë neve në jetë?" Thuaj: "Ai që ju krijoi për të parën herë!" E ata do t'i tundin kokat e tyre nga ti e do të thonë: "Kur është ajo (ringjallja)?" Thuaj: "Ndoshta do të jetë afër!
Jewme jed’ukum fetestexhibune bihemdihi we tedhunnune ‘in lebithtum ‘illa kalilæn
(ringjallja është) Atë ditë kur Ai ju thërret, kurse ju i përgjigjeni të përulur e duke e lavdëruar Atë, e ju duket se nuk qëndruat (në Dunja) vetëm pak kohë.
Rebbukum ‘a’lemu bikum ‘in jeshe’ jerhemkum ‘ew ‘in jeshe’ ju’adhdhibkum we ma ‘erselnake ‘alejhim we kilæn
Zoti i juaj më së miri e di gjendjen tuaj, nëse Ai do, ju mëshiron dhe nëse Ai do, ju dënon, e ty (Muhammed) nuk të kemi dërguar roje të tyre (nuk ta besuam ty punën e tyre e t'i fusësh me dhunë në besim).
We rebbuke ‘a’lemu bimen fi es-semawati wel-’erdi we lekad feddelna ba’de en-nebijine ‘ala ba’din we ‘atejna dawude zeburæn
Zoti yt e di më së miri gjendjen e atij që është në qiej e tokë. Ne kemi dalluar disa pejgamberë nga të tjerët, prandaj Davudit i kemi dhënë Zebur (shënime).
‘Ula’ikel-ledhine jed’une jebtegune ‘ila rabbihimul-wesilete ‘ejjuhum ‘ekrebu we jerxhune rehmetehu we jehafune ‘adhabehu ‘inne ‘adhabe rabbike kane mehdhuræn
Të tillët (zotat) që këta po lusin (pos Zotit), vetë ata (zotat e tyre) kërkojnë afrimin (te Zoti i vërtetë), shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij. Vërtet, dënimit të Zotit tënd është për t'iu ruajtur.
We ‘in min karjetin ‘illa nehnu muhlikuha kable jewmil-kijameti ‘ew mu’adhdhibuha ‘adhabæn shedidæn kane dhalike fil-kitabi mesturæn
Nuk ka asnjë nga fshatrat (nga vendbanimet e kundërshtarëve) e që Ne nuk do ta shkatërrojmë ose ndëshkojmë atë me një dënim të ashpër para ditës së kijametit. Kjo është theksuar në Libër (Lehvi Mahfudh).
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.