We estefziz meni esteta’te minhum bisewtike we ‘exhlib ‘alejhim bihajlike we rexhilike we sharik/hum fil-’emwli wel-’ewladi we ‘id/hum we ma ja’iduhumu esh-shejtanu ‘illa gururæn
Dhe me atë alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre, me kalorësit e këmbësorët tu thirri (bërtitu) ata, përzieju me ta në pasuri dhe në fëmijë dhe premtoju atyre, po shejtani nuk u premton tjetër, përveç mashtrim.
Rebbukumul-ledhi juzxhi lekumul-fulke fil-behri litebtegu min fedlihi ‘innehu kane bikum Rehimæn
Zoti juaj është Ai që për ju mundësoi lundrimin e anijeve në det, në mënyrë që të kërkoni nga të mirat e Tij. Vërtet, Ai është shumë mëshirues ndaj jush.
We ‘idha messekumu ed-durru fil-behri delle men ted’une ‘illa ‘ijahu felemma nexhxhakum ‘ilal-berri ‘a’redtum we kanel-’insanu kefuræn
E kur ju kap juve paniku (frika) në det, i humbni (nga kujtesa) ata që i lutni, u mbetet vetëm Ai (All-llahu), mirëpo pasi që Ai t'ju shpëtojë e të arrini në tokë, ia ktheni shpinën. Ashtu, njeriu është përbuzës.
A mos jeni të sigurt se Ai nuk do t'ju kthejë njëherë tjetër në det, e t'ju lëshojë ndonjë furtunë të erës, e për shkak të mosbesimit tuaj t'ju fundosë, e pastaj nuk do të gjeni kush do të hakmerrej kundër nesh për ju.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Armiqësia e shejtanit kundër njerëzve është e pranishme prej Ademit, kur bëri kryelartësi dhe për atë shkak u përjashtua prej mëshirës së Zotit, por u betua se do të përpiqet t’u hakmirret njerëzve sa të ekzistojë jeta. Zoti xh. sh. i dha leje të veprojë, duke i thënë se robërit e sinqertë ndaj Meje, besimtarët e denjë i mbroj Unë, e ti nuk ke fuqi t’i mashtrosh. Shoqërimi i tij në pasuritë e njerëzve është tek ata, që pasurinë e tyre e fitojnë në mënyrë të palejueshme, haram, ose e shpenzojnë pa vend. E përzierja e tij në fëmijë manifestohet te fëmijët pa kurorë, te imoraliteti. Është karakteristike, se njerëzit shkojnë pas mësimeve të dreqit, madhërojnë e adhurojnë çka nuk duhet, por kur e vërejnë rrezikun se do të shkatërrohen, si kur i kapin valët e detit, ata i harrojnë të gjitha ato mësime dhe adhurime të gabuara e i drejtohen Zotit të Madhëruar, sepse e dinë se vetëm Ai mund t'i shpëtojë në ato raste, por sa të çlirohen e vazhdojnë mbrapështinë e tyre, e nuk mendojnë se Zoti i ka në dorë dhe kur të dojë i shkatërron.
We lekad kerremna beni ‘ademe we hemelnahum fil-berri wel-behri we rezeknahum minet-tejjibati we feddelnahum ‘ala kethirin mimmen halekna tefdilæn
Ne vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam.
Jewme ned’u kulle ‘unasin bi’imamihim femen ‘utije kitabehu bijeminihi fe’ula’ike jekre’une kitabehum we la judhlemune fetilæn
(Përkujto) Ditën kur do ta thërrasim secilin njeri me prijësin (librin, pejgamberin, shënimet e veprave) e tyre. E atij që i jepet libri i tij nga e djathta e tij, të tillët i lexojnë shënimet e tyre (të mira), dhe nuk u bëhet e padrejtë asnjë fije.
We ‘in kadu lejeftinuneke ‘anil-ledhi ‘ewhejna ‘ilejke litefterije ‘alejna gajrehu we ‘idhæn lattehadhuke halilæn
Në të vërtetë ata (idhujtarët) gati arritën të sprovojnë ty nga ajo që Ne ta shpallëm, e të trillosh tjetër nga çka të shpallëm, e atëherë do të zinin ty mik.