‘Asa rebbukum ‘en jerhemekum we ‘in ‘udtum ‘udna we xhe’alna xhehenneme lilkafirine hesiræn
Zoti juaj do t'ju mëshirojë (nëse pendoheni), e nëse ju i ktheheni (të keqes), kthehemi (me ndëshkim) edhe Ne. E xhehennemin e kemi bërë burg për jobesimtarët.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
“Israë” i thuhet udhëtimit natën. Këtë udhëtim Muhamedi a.s. nuk thotë se unë
Është e vërtetë se ky Kur'an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh.
We jed’ul-’insanu bish-sherri du’a’ehu bil-hajri we kanel-’insanu ‘axhulæn
Njeriu (e tepron) lutet për keq, ashtu sikurse lutet për mirë, (po Zoti nuk e pranon lutjen e tij për keq); njeriu (nga vetë natyra e tij) është i ngutshëm.
We xhe’alnal-lejle we en-nehare ‘ajetejni femehewna ‘ajetel-lejli we xhe’alna ‘ajete en-nehari mubsireten litebtegu fedlæn min rabbikum we lita’lemu ‘adede es-sinine wel-hisabe we kulle shej’in fesselnahu tefsilæn
Ne i bëmë natën dhe ditën dy fakte (që dokumentojnë për fuqinë Tonë), e shenjën e natës e shlyem (e errësuam), e shenjën e ditës e bëmë të ndritshme që të mund të angazhoheni për shfrytëzimin e begative të dhuruara nga Zoti juaj, dhe që ta mësoni njehsimin e vjetëve dhe llogaritjen (e kohës). Ne kemi sqaruar çdo send në mënyrë të hollësishme.
Meni ehteda fe’innema jehtedi linefsihi we men delle fe’innema jedillu ‘alejha we la teziru waziretun wizre ‘uhra we ma kunna mu’adhdhibine hetta neb’athe resulæn
Kush e udhëzon veten në rrugën e drejtë, ai e ka udhëzuar vetëm vetveten e vet, e kush e humbë (rrugën), ai e ka bërë humbjen kundër vetvetes së vet, e askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. E Ne nuk dënuam askë para se t'ia dërgojmë të dërguarin.
We ‘idha ‘eredna ‘en nuhlike karjeten ‘emerna mutrefiha fefeseku fiha fehekka ‘alejhal-kawlu fedemmernaha tedmiræn
Kur duam të shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët (parinë) e atyhit (të jenë në rrugë), e ata kundërshtojnë; atëherë zbatohet dënimi i merituar kundër tyre dhe i shkatërrojmë krejtësisht.