17. Isra · ajete 84–88

سورة الإسراء
84

قُلۡ كُلّٞ يَعۡمَلُ عَلَىٰ شَاكِلَتِهِۦ فَرَبُّكُمۡ أَعۡلَمُ بِمَنۡ هُوَ أَهۡدَىٰ سَبِيلٗا

Kul kullun ja’melu ‘ala shakiletihi ferebbukum ‘a’lemu bimen huwe ‘ehda sebilæn

Thuaj: "Secili vepron sipas rrugës së vet, e Zoti juaj e di më së miri për atë që është në rrugë më të drejtë".

85

وَيَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلرُّوحِۖ قُلِ ٱلرُّوحُ مِنۡ أَمۡرِ رَبِّي وَمَآ أُوتِيتُم مِّنَ ٱلۡعِلۡمِ إِلَّا قَلِيلٗا

We jes’eluneke ‘ani er-ruhi kuli er-ruhu min ‘emri rabbi we ma ‘utitum minel-’ilmi ‘illa kalilæn

Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj: "Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fort pak dije".*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Njeriun e dalloi Zoti me të menduar prej gjallesave të tjera, e kur ai e gjeti edhe rrugën e drejtë u bë më i lavdishëm se krijesat e tjera. Për prijësin, sipas së cilit do të
86

وَلَئِن شِئۡنَا لَنَذۡهَبَنَّ بِٱلَّذِيٓ أَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡكَ ثُمَّ لَا تَجِدُ لَكَ بِهِۦ عَلَيۡنَا وَكِيلًا

We le’in shi’na lenedh/hebenne biel-ledhi ‘ewhejna ‘ilejke thumme la texhidu leke bihi ‘alejna we kilæn

Po të kishim dëshiruar, Ne do ta shlyenim nga gjoksi yt atë që ta shpallëm ty, e ti nuk do të gjeje mbrojtës që do të ruante.

87

إِلَّا رَحۡمَةٗ مِّن رَّبِّكَۚ إِنَّ فَضۡلَهُۥ كَانَ عَلَيۡكَ كَبِيرٗا

‘Illa rehmeten min rabbike ‘inne fedlehu kane ‘alejke kebiræn

Por kjo është mëshirë nga Zoti yt dhe mirësia e Tij ndaj teje vërtet është e madhe.

88

قُل لَّئِنِ ٱجۡتَمَعَتِ ٱلۡإِنسُ وَٱلۡجِنُّ عَلَىٰٓ أَن يَأۡتُواْ بِمِثۡلِ هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانِ لَا يَأۡتُونَ بِمِثۡلِهِۦ وَلَوۡ كَانَ بَعۡضُهُمۡ لِبَعۡضٖ ظَهِيرٗا

Kul le’ini exhteme’atil-’insu wel-xhinnu ‘ala ‘en je’tu bimithli hadhal-kur’ani la je’tune bimithlihi we lew kane ba’duhum liba’din dhehiræn

Thuaj: "Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kur'an të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky, sado që do ta ndihmonin njëri - tjetrin".