18. Kehf · ajete 3–8

سورة الكهف
3

مَّٰكِثِينَ فِيهِ أَبَدٗا

Makithine fihi ‘ebedæn

Duke qenë në të përgjithmonë.

4

وَيُنذِرَ ٱلَّذِينَ قَالُواْ ٱتَّخَذَ ٱللَّهُ وَلَدٗا

We jundhirel-ledhine kalu ettehadhel-lahu weledæn

Për t'ua tërhequr vërejtjen atyre që thanë se All-llahu ka fëmijë.

5

مَّا لَهُم بِهِۦ مِنۡ عِلۡمٖ وَلَا لِأٓبَآئِهِمۡۚ كَبُرَتۡ كَلِمَةٗ تَخۡرُجُ مِنۡ أَفۡوَٰهِهِمۡۚ إِن يَقُولُونَ إِلَّا كَذِبٗا

Mma lehum bihi min ‘ilmin we la li’aba’ihim keburet kelimeten tehruxhu min ‘efwahihim ‘in jekulune ‘illa kedhibæn

Dhe për atë (fëmijë), as ata, e as të parët e tyre nuk kanë kurrfarë dijenie. Sa e madhe është ajo fjalë që del nga gojët e tyre, e ata nuk thonë tjetër vetëm se gënjeshtër.

6

فَلَعَلَّكَ بَٰخِعٞ نَّفۡسَكَ عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِمۡ إِن لَّمۡ يُؤۡمِنُواْ بِهَٰذَا ٱلۡحَدِيثِ أَسَفًا

Fele’alleke bahi’un nefseke ‘ala ‘atharihim ‘in lem ju’uminu bihedhal-hedithi ‘esefæn

A thua ti do ta shkatërrosh veten nga hidhërimi pas tyre, nëse ata nuk i besojnë këtij ligjërimi (Kur'anit)?

7

إِنَّا جَعَلۡنَا مَا عَلَى ٱلۡأَرۡضِ زِينَةٗ لَّهَا لِنَبۡلُوَهُمۡ أَيُّهُمۡ أَحۡسَنُ عَمَلٗا

‘Inna xhe’alna ma ‘alel-’erdi zineten leha linebluwehum ‘ejjuhum ‘ehsenu ‘amelæn

Gjithçka që është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për t'i provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë.

8

وَإِنَّا لَجَٰعِلُونَ مَا عَلَيۡهَا صَعِيدٗا جُرُزًا

We ‘inna lexha’ilune ma ‘alejha sa’idæn xhuruzæn

Ne kemi për ta bërë gjithçka që është mbi të dhé pa bimë (shkatërrojmë çdo gjelbërim).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti xh. sh. lavdëron Veten e Madhëruar, që ia shpalli Muhamedit a.s. Kuranin