أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ جَنَّٰتُ عَدۡنٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهِمُ ٱلۡأَنۡهَٰرُ يُحَلَّوۡنَ فِيهَا مِنۡ أَسَاوِرَ مِن ذَهَبٖ وَيَلۡبَسُونَ ثِيَابًا خُضۡرٗا مِّن سُندُسٖ وَإِسۡتَبۡرَقٖ مُّتَّكِـِٔينَ فِيهَا عَلَى ٱلۡأَرَآئِكِۚ نِعۡمَ ٱلثَّوَابُ وَحَسُنَتۡ مُرۡتَفَقٗا
Të tillët e kanë vendin në xhennetin e Adnit, nën të cilin rrjedhin lumenj; e aty stolisen me rrathë të artë dore dhe ata veshin rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë e të trashë, janë mbështetur aty në shtretër. Sa shpërblim i mrekulleshëm është dhe sa vend i bukur është ai.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ngjarja e As-habi kehfit është një argument i qartë dhe i prerë për mundësinë e ringjalljes dhe të tubimit para Zotit, sepse Ai që mund t’i zgjojë ata pas një gjumi shumë të gjatë është i Plotfuqishëm t’i ringjallë njerëzit pas vdekjes së tyre, e pas Kijametit. Në kohën e Pejgamberit tonë diskutohej rreth numrit të tyre, por të gjitha ato biseda ishin të pabaza, prandaj i thuhet Pejgamberit a.s., që të mos polemizojë me Ithtarët e Librit rreth numrit të tyre, është mjaft kjo që po të rrëfehet në Kuran. Ibni Abasi thotë, se ata ishin shtatë, ashtu kuptohet edhe nga Kurani. Për asnjë çështje që ke ndërmend ta kryesh në të ardhmen, mos thuaj: Do ta bëj, pa thënë: In shaell-llah, e nëse harron në atë moment, thuaje më vonë. Shkak i zbritjes së këtij ajeti ishte: Pejgamberi a.s. qenka pyetur për As-habi kehfm, e ai paska thënë: Nesër iu jap përgjigjen; mirëpo iu paska ndërprerë shpallja pesëmbëdhjetë ditë dhe qenka ngushtuar shumë Pejgamberi. Atëherë i shpallet ky ajet dhe e mëson se si duhet thënë ai dhe besimtarët në rastet e këtilla. Paria kurejshite ishin tubuar te Pejgamberi a.s. dhe i kishin thënë: Largoji këta farë varfanjakësh prej teje, sepse neve po na vjen nënçmim të ulemi së bashku me ta,- e aludonin për Hababin, Bilalin, Suhejbin, Selmanin, e atëherë do të vijmë ne paria e të tubohemi pranë teje, e nëse ne e pranojmë Fenë Islame, do ta pranojnë të gjithë të tjerët, prandaj ose largoji ose caktona neve një vend, kurse atyre një vend tjetër. Pejgamberit a.s. i shkoi mendja të bëjë diçka, me shpresën se paria do ta pranojë Fenë Islame, por Zoti i tërhoqi vërejtjen dhe i tha: Lexo çka po të shpallet dhe përkufizohu me besim - tarët e sinqertë, hiqu atyre që janë të dhënë pas epshit e luksit të kësaj bote. Kush të dojë le të besojë, e kush jo, le të mos besojë, por tregoji për vendin e zullumqarëve në xhehenem dhe të besimtarëve bamirës në xhenet. Edhe në kaptinën “En am” është përmendur qëndrimi i parisë kurejshite, por këtu tregohet në mënyrë më të theksuar.