18. Kehf · ajete 33–36

سورة الكهف
33

كِلۡتَا ٱلۡجَنَّتَيۡنِ ءَاتَتۡ أُكُلَهَا وَلَمۡ تَظۡلِم مِّنۡهُ شَيۡـٔٗاۚ وَفَجَّرۡنَا خِلَٰلَهُمَا نَهَرٗا

Kiltal-xhennetejni ‘atet ‘ukuleha we lem tedhlim minhu shej’æn we fexhxherna hilalehuma neheræn

Të dy kopshtet jepnin frutat e veta pa munguar prej tyre asgjë, e në mesin e tyre bëmë të rrjedhë një lumë.

34

وَكَانَ لَهُۥ ثَمَرٞ فَقَالَ لِصَٰحِبِهِۦ وَهُوَ يُحَاوِرُهُۥٓ أَنَا۠ أَكۡثَرُ مِنكَ مَالٗا وَأَعَزُّ نَفَرٗا

We kane lehu themerun fekale lisahibihi we huwe juhawiruhu ‘ena ‘ektheru minke malæn we ‘e’azzu neferæn

Ai kishte edhe pasuri tjetër. E ai atij shokut të vet (që ishte besimtar) i tha: - duke iu krenuar atij - "Unë kam pasuri më shumë se ti e, kam edhe krah më të fortë!"

35

وَدَخَلَ جَنَّتَهُۥ وَهُوَ ظَالِمٞ لِّنَفۡسِهِۦ قَالَ مَآ أَظُنُّ أَن تَبِيدَ هَٰذِهِۦٓ أَبَدٗا

We dehale xhennetehu we huwe dhalimun linefsihi kale ma ‘edhunnu ‘en tebide hedhihi ‘ebedæn

Dhe ai hyri në kopshtin e vet (e me besimtarin për dore), po duke qenë dëmtues i vetes (duke mos besuar dhe duke u krenuar) tha: "Unë nuk mendoj se zhduket kjo kurrë!"

36

وَمَآ أَظُنُّ ٱلسَّاعَةَ قَآئِمَةٗ وَلَئِن رُّدِدتُّ إِلَىٰ رَبِّي لَأَجِدَنَّ خَيۡرٗا مِّنۡهَا مُنقَلَبٗا

We ma ‘edhunnu es-sa’ate ka’imeten we le’in rudidtu ‘ila rabbi le’exhidenne hajræn minha munkalebæn

"Dhe nuk besoj se do të ndodhë kijameti, (dita e gjykimit), por nëse bëhet që të kthehem te Zoti im, pa dyshim do të gjej ardhmëri edhe më të mirë se kjo".*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
“Il-Iijjunu” - vendi më i lartë ku janë të ruajtura shënimet e veprave të njerëzve të mirë, vepra që gjenden nën mbikëqyrjen e engjëjve më të lartë. Ata janë në xhenet dhe nga vetë fytyra e tyre mund të vërehet, se ata janë të shpërblyer më së miri, iu jepet të pijnë verë në gota të mbylluara dhe kur pihet ajo i vjen era misk, sepse është e përzier me një ujë, që është më i miri, që buron nga kroi, prej të cilit pijnë njerëzit më të afërt të Zotit. Idhujtarët i përqeshnin muslimanët me ironi dhe e ndjenin veten të kënaqur pse bënin ashtu, bile iu thoshin muslimanëve, se janë njerëz të humbur, pse janë dhënë pas jetës tjetër, duke i lënë kënaqësitë e epshit në këtë botë. Idhujtarët do të duhej ta dinin, se nuk mund t’i vlerësojnë veprat e muslimanëve, sepse ato i vlerëson vetëm Zoti. E kur besimtarët vendosen në xhenet, prej nga mund të shikojnë idhujtarët në vuajtje e zjarr, me këtë rast ua kthejnë ato tallje, që ata bënin në dynja dhe bëjnë pyetje në shenjë vërtetimi: A e gjetën idhujtarët atë që e merituan? Përgjegjja ishte: se po, përderisa janë futur në xhehenem. Falënderoj Allahun e Madhëruar!