وَمَآ أَظُنُّ ٱلسَّاعَةَ قَآئِمَةٗ وَلَئِن رُّدِدتُّ إِلَىٰ رَبِّي لَأَجِدَنَّ خَيۡرٗا مِّنۡهَا مُنقَلَبٗا
"Dhe nuk besoj se do të ndodhë kijameti, (dita e gjykimit), por nëse bëhet që të kthehem te Zoti im, pa dyshim do të gjej ardhmëri edhe më të mirë se kjo".*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
“Il-Iijjunu” - vendi më i lartë ku janë të ruajtura shënimet e veprave të njerëzve të mirë, vepra që gjenden nën mbikëqyrjen e engjëjve më të lartë. Ata janë në xhenet dhe nga vetë fytyra e tyre mund të vërehet, se ata janë të shpërblyer më së miri, iu jepet të pijnë verë në gota të mbylluara dhe kur pihet ajo i vjen era misk, sepse është e përzier me një ujë, që është më i miri, që buron nga kroi, prej të cilit pijnë njerëzit më të afërt të Zotit. Idhujtarët i përqeshnin muslimanët me ironi dhe e ndjenin veten të kënaqur pse bënin ashtu, bile iu thoshin muslimanëve, se janë njerëz të humbur, pse janë dhënë pas jetës tjetër, duke i lënë kënaqësitë e epshit në këtë botë. Idhujtarët do të duhej ta dinin, se nuk mund t’i vlerësojnë veprat e muslimanëve, sepse ato i vlerëson vetëm Zoti. E kur besimtarët vendosen në xhenet, prej nga mund të shikojnë idhujtarët në vuajtje e zjarr, me këtë rast ua kthejnë ato tallje, që ata bënin në dynja dhe bëjnë pyetje në shenjë vërtetimi: A e gjetën idhujtarët atë që e merituan? Përgjegjja ishte: se po, përderisa janë futur në xhehenem. Falënderoj Allahun e Madhëruar!