18. Kehf · ajete 37–39

سورة الكهف
37

قَالَ لَهُۥ صَاحِبُهُۥ وَهُوَ يُحَاوِرُهُۥٓ أَكَفَرۡتَ بِٱلَّذِي خَلَقَكَ مِن تُرَابٖ ثُمَّ مِن نُّطۡفَةٖ ثُمَّ سَوَّىٰكَ رَجُلٗا

Kale lehu sahibuhu we huwe juhawiruhu ‘ekeferte biel-ledhi halekake min turabin thumme min nutfetin thumme sewwake rexhulæn

Atij ai shoku i vet (besimtari) i tha - duke e polemizuar atë - "A e mohove Atë që të krijoi ty nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj të bëri njeri të plotë?"

38

لَّٰكِنَّا۠ هُوَ ٱللَّهُ رَبِّي وَلَآ أُشۡرِكُ بِرَبِّيٓ أَحَدٗا

Lekinna huwel-lahu rabbi we la ‘ushriku birebbi ‘ehedæn

"Por për mua, Ai All-llahu është Zoti im, e Zotit tim unë nuk i bëj shok askë!"

39

وَلَوۡلَآ إِذۡ دَخَلۡتَ جَنَّتَكَ قُلۡتَ مَا شَآءَ ٱللَّهُ لَا قُوَّةَ إِلَّا بِٱللَّهِۚ إِن تَرَنِ أَنَا۠ أَقَلَّ مِنكَ مَالٗا وَوَلَدٗا

We lewla ‘idh dehalte xhenneteke kulte ma sha’el-lahu la kuwete ‘illa billahi ‘in tereni ‘ena ‘ekalle minke malæn we weledæn

E pse ti kur hyre në kopshtin tënd nuk the: "Ma shaell llah, la kuvvete il-la bil-lah" - (All-llahu çka do, bëhet, s'ka fuqi pa ndihmën e Tij). Nëse ti më sheh mua se unë kam më pak prej teje edhe pasuri edhe fëmijë (krah më të dobët).