We jewme jekulu nadu shureka’ijel-ledhine ze’amtum fede’awhum felem jestexhibu lehum we xhe’alna bejnehum mewbikæn
E ditën kur Ai thotë: "Thirrni ata, për të cilët menduat se janë bashkëpunëtorët e Mi!" I thërrasin, por ata nuk u përgjigjen (për ndihmë) atyre dhe ato lidhjet e tyre (në Dunja) Ne i zhdukim.
We re’al-muxhrimune en-nare fedhennu ‘ennehum muwaki’uha we lem jexhidu ‘anha mesrifæn
Kriminelët e shohin zjarrin dhe binden se do të hidhen në të, dhe se nuk gjejnë shtegdalje prej tij.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Jeta e dynjasë iu përngjet bimëve, që pas shiut të mirë rritën shumë dhe marrin hov, saqë ngatërrohen mes vete, por pas një kohe thahen dhe bëhen si byk, që e shpërndajnë erërat. Me këtë kuptohet se jeta në këtë botë është e shkurtër, përsa i përket secilit njeri,
We ma mene’a en-nase ‘en ju’uminu ‘idh xha’ehumul-huda we jestegfiru rebbehum ‘illa ‘en te’tijehum sunnetul-’ewweline ‘ew je’tijehumul-’adhabu kubulæn
Pasi që t'u ketë ardhur udhëzimi, njerëzit nuk i pengoi tjetër të besojnë dhe të kërkojnë falje prej Zotit të tyre, vetëm se presin t'u vijë edhe atyre fatkeqësia e popujve të mëparshëm ose t'u vijë atyre dënimi ballë për ballë.
We ma nursilul-murseline ‘illa mubeshshirine we mundhirine we juxhadilul-ledhine keferu bil-batili lijudhidu bihil-hekka we ettehadhu ‘ajati we ma ‘undhiru huzuen
Ne nuk i dërgojmë ndryshe të dërguarit pos vetëm si përgëzues e qortues. E, megjithatë, ata që nuk besuan polemizojnë me të pavërtetën në mënyrë që me të, ta mbizotërojnë të vërtetën, dhe argumentet e Mia dhe atë me çka u qortuan i marrin për tallje.
We men ‘edhlemu mimmen dhukkire bi’ajati rabbihi fe’a’rede ‘anha we nesije ma kaddemet jedahu ‘inna xhe’alna ‘ala kulubihim ‘ekinneten ‘en jefkahuhu we fi ‘adhanihim wekræn we ‘in ted’uhum ‘ilal-huda felen jehtedu ‘idhæn ‘ebedæn
Kush është më zullumqar se ai që është këshilluar me argumentet e Zotit të vet, e ua kthen shpinën atyre dhe harron atë që vetë e punoi? Ne kemi vënë mbi zemrat e tyre mbulesë në mënyrë që të mos e kuptojnë atë (Kur'anin), kurse në veshët e tyre shurdhim, andaj edhe nëse i thërret ti ata në rrugë të drejtë, ata si të tillë nuk do të udhëzohen kurrë.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.