18. Kehf · ajete 58–70

سورة الكهف
58

وَرَبُّكَ ٱلۡغَفُورُ ذُو ٱلرَّحۡمَةِۖ لَوۡ يُؤَاخِذُهُم بِمَا كَسَبُواْ لَعَجَّلَ لَهُمُ ٱلۡعَذَابَۚ بَل لَّهُم مَّوۡعِدٞ لَّن يَجِدُواْ مِن دُونِهِۦ مَوۡئِلٗا

We rebbukel-gafuru dhu er-rehmeti lew ju’uahidhuhum bima kesebu le’axhxhele lehumul-’adhabe bel lehum mew’idun len jexhidu min dunihi mew’ilæn

Zoti yt është që falë shumë dhe bën mëshirë të madhe, sikur t'i ndëshkonte ata për atë që kanë vepruar, do t'ua ngutte atyre tash dënimin, por ata kanë momentin e caktuar, e pos Tij nuk do të gjejnë ata strehim.

59

وَتِلۡكَ ٱلۡقُرَىٰٓ أَهۡلَكۡنَٰهُمۡ لَمَّا ظَلَمُواْ وَجَعَلۡنَا لِمَهۡلِكِهِم مَّوۡعِدٗا

We tilkel-kura ‘ehleknahum lemma dhelemu we xhe’alna limehlikihim mew’idæn

Ato janë fshatra (vendbanime) që kur bënë zullum, Ne i shkatërruam dhe për shkatërrimin e tyre u patëm caktuar kohë të sakta.

60

وَإِذۡ قَالَ مُوسَىٰ لِفَتَىٰهُ لَآ أَبۡرَحُ حَتَّىٰٓ أَبۡلُغَ مَجۡمَعَ ٱلۡبَحۡرَيۡنِ أَوۡ أَمۡضِيَ حُقُبٗا

We ‘idh kale musa lifetahu la ‘ebrehu hetta ‘ebluga mexhme’al-behrejni ‘ew ‘emdije hukubæn

(përkujto) Kur Musai djaloshit që e shoqëronte i tha: "Nuk do të ndalem së ecuri deri ta arrij vendtakimin e dy deteve, ose do të udhëtoj një kohë të gjatë".

61

فَلَمَّا بَلَغَا مَجۡمَعَ بَيۡنِهِمَا نَسِيَا حُوتَهُمَا فَٱتَّخَذَ سَبِيلَهُۥ فِي ٱلۡبَحۡرِ سَرَبٗا

Felemma belega mexhme’a bejnihima nesija hutehuma fe ettehadhe sebilehu fil-behri serebæn

Kur arritën ata të dy vendtakimin e atyre deteve, e harruan peshkun e tyre, e ai (peshku) mori rrugën e vet si (strofull) në det.

62

فَلَمَّا جَاوَزَا قَالَ لِفَتَىٰهُ ءَاتِنَا غَدَآءَنَا لَقَدۡ لَقِينَا مِن سَفَرِنَا هَٰذَا نَصَبٗا

Felemma xhaweza kale lifetahu ‘atina gada’ena lekad lekina min seferina hadha nesebæn

Pasi ata e kaluan atë vend, ai (Musai) i tha djaloshit: "Na jep sillën tonë (ushqimin), meqë nga ky udhëtim jemi lodhur".

63

قَالَ أَرَءَيۡتَ إِذۡ أَوَيۡنَآ إِلَى ٱلصَّخۡرَةِ فَإِنِّي نَسِيتُ ٱلۡحُوتَ وَمَآ أَنسَىٰنِيهُ إِلَّا ٱلشَّيۡطَٰنُ أَنۡ أَذۡكُرَهُۥۚ وَٱتَّخَذَ سَبِيلَهُۥ فِي ٱلۡبَحۡرِ عَجَبٗا

Kale ‘ere’ejte ‘idh ‘ewejna ‘ila es-sehreti fe’inni nesitul-hute we ma ‘ensanihu ‘illa esh-shejtanu ‘en ‘edhkurehu we ettehadhe sebilehu fil-behri ‘axhebæn

Ai (djaloshi - Jushaë bin Nun) tha: "A e sheh!? Kur u strehuam te shkëmbi, unë e harrova peshkun dhe përveç djallit nuk më bëri kush të harrojë që të ta përkujtoj ty atë, dhe ai në mënyrë të çuditshme mori rrugën e tij për në det!"

64

قَالَ ذَٰلِكَ مَا كُنَّا نَبۡغِۚ فَٱرۡتَدَّا عَلَىٰٓ ءَاثَارِهِمَا قَصَصٗا

Kale dhalike ma kunna nebgi fartedda ‘ala ‘atharihima kasesæn

Ai (Musai) tha: "Ai është (vendi) që ne po e kërkojmë!" Dhe u kthyen që të dy rrugës së tyre prej nga kishin ardhur.

65

فَوَجَدَا عَبۡدٗا مِّنۡ عِبَادِنَآ ءَاتَيۡنَٰهُ رَحۡمَةٗ مِّنۡ عِندِنَا وَعَلَّمۡنَٰهُ مِن لَّدُنَّا عِلۡمٗا

Fewexheda ‘abdæn min ‘ibadina ‘atejnahu rehmeten min ‘indina we ‘allemnahu min ledunna ‘ilmæn

Dhe e gjetën një nga robtë Tanë, të cilit i kemi dhuruar mëshirë nga ana Jonë dhe e kemi mësuar me një dituri të posaçme nga Ne.

66

قَالَ لَهُۥ مُوسَىٰ هَلۡ أَتَّبِعُكَ عَلَىٰٓ أَن تُعَلِّمَنِ مِمَّا عُلِّمۡتَ رُشۡدٗا

Kale lehu musa hel ‘ettebi’uke ‘ala ‘en tu’allimeni mimma ‘ullimte rushdæn

Atij (Hidrit - njeriut të mirë e të dijshëm) Musai i tha: "A pranon të vijë me ty, që të më mësosh nga ajo që je i mësuar (i dhuruar) ti: dituri të drejtë e të vërtetë?"

67

قَالَ إِنَّكَ لَن تَسۡتَطِيعَ مَعِيَ صَبۡرٗا

Kale ‘inneke len testeti’a ma’ije sebræn

Ai (Hidri) tha: "Sigurisht, ti nuk do të mund të kesh durim me mua!"

68

وَكَيۡفَ تَصۡبِرُ عَلَىٰ مَا لَمۡ تُحِطۡ بِهِۦ خُبۡرٗا

We kejfe tesbiru ‘ala ma lem tuhit bihi hubræn

"Si do të durosh për atë që nuk je i njoftuar?"

69

قَالَ سَتَجِدُنِيٓ إِن شَآءَ ٱللَّهُ صَابِرٗا وَلَآ أَعۡصِي لَكَ أَمۡرٗا

Kale setexhiduni ‘in sha’el-lahu sabiræn we la ‘a’si leke ‘emræn

(Musai) Tha: "Në dashtë All-llahu, do të shohësh se do të jem i durueshëm dhe nuk do të kundërshtoj ty për asgjë!"

70

قَالَ فَإِنِ ٱتَّبَعۡتَنِي فَلَا تَسۡـَٔلۡنِي عَن شَيۡءٍ حَتَّىٰٓ أُحۡدِثَ لَكَ مِنۡهُ ذِكۡرٗا

Kale fe’ini etteba’teni fela tes’elni ‘an shej’in hetta ‘uhdithe leke minhu dhikræn

Ai i tha: "Nëse më shoqëron ti mua, atëherë mos më pyet për asgjë, derisa unë vetë të të tregoj për të".