18. Kehf · ajete 64–68

سورة الكهف
64

قَالَ ذَٰلِكَ مَا كُنَّا نَبۡغِۚ فَٱرۡتَدَّا عَلَىٰٓ ءَاثَارِهِمَا قَصَصٗا

Kale dhalike ma kunna nebgi fartedda ‘ala ‘atharihima kasesæn

Ai (Musai) tha: "Ai është (vendi) që ne po e kërkojmë!" Dhe u kthyen që të dy rrugës së tyre prej nga kishin ardhur.

65

فَوَجَدَا عَبۡدٗا مِّنۡ عِبَادِنَآ ءَاتَيۡنَٰهُ رَحۡمَةٗ مِّنۡ عِندِنَا وَعَلَّمۡنَٰهُ مِن لَّدُنَّا عِلۡمٗا

Fewexheda ‘abdæn min ‘ibadina ‘atejnahu rehmeten min ‘indina we ‘allemnahu min ledunna ‘ilmæn

Dhe e gjetën një nga robtë Tanë, të cilit i kemi dhuruar mëshirë nga ana Jonë dhe e kemi mësuar me një dituri të posaçme nga Ne.

66

قَالَ لَهُۥ مُوسَىٰ هَلۡ أَتَّبِعُكَ عَلَىٰٓ أَن تُعَلِّمَنِ مِمَّا عُلِّمۡتَ رُشۡدٗا

Kale lehu musa hel ‘ettebi’uke ‘ala ‘en tu’allimeni mimma ‘ullimte rushdæn

Atij (Hidrit - njeriut të mirë e të dijshëm) Musai i tha: "A pranon të vijë me ty, që të më mësosh nga ajo që je i mësuar (i dhuruar) ti: dituri të drejtë e të vërtetë?"

67

قَالَ إِنَّكَ لَن تَسۡتَطِيعَ مَعِيَ صَبۡرٗا

Kale ‘inneke len testeti’a ma’ije sebræn

Ai (Hidri) tha: "Sigurisht, ti nuk do të mund të kesh durim me mua!"

68

وَكَيۡفَ تَصۡبِرُ عَلَىٰ مَا لَمۡ تُحِطۡ بِهِۦ خُبۡرٗا

We kejfe tesbiru ‘ala ma lem tuhit bihi hubræn

"Si do të durosh për atë që nuk je i njoftuar?"