18. Kehf · ajete 7–10

سورة الكهف
7

إِنَّا جَعَلۡنَا مَا عَلَى ٱلۡأَرۡضِ زِينَةٗ لَّهَا لِنَبۡلُوَهُمۡ أَيُّهُمۡ أَحۡسَنُ عَمَلٗا

‘Inna xhe’alna ma ‘alel-’erdi zineten leha linebluwehum ‘ejjuhum ‘ehsenu ‘amelæn

Gjithçka që është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për t'i provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë.

8

وَإِنَّا لَجَٰعِلُونَ مَا عَلَيۡهَا صَعِيدٗا جُرُزًا

We ‘inna lexha’ilune ma ‘alejha sa’idæn xhuruzæn

Ne kemi për ta bërë gjithçka që është mbi të dhé pa bimë (shkatërrojmë çdo gjelbërim).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti xh. sh. lavdëron Veten e Madhëruar, që ia shpalli Muhamedit a.s. Kuranin
9

أَمۡ حَسِبۡتَ أَنَّ أَصۡحَٰبَ ٱلۡكَهۡفِ وَٱلرَّقِيمِ كَانُواْ مِنۡ ءَايَٰتِنَا عَجَبًا

‘Em hesibte ‘enne ‘eshabel-kehfi we er-rekimi kanu min ‘ajatina ‘axhebæn

A mos mendove ti se ata të vendosurit e shpellës dhe Rekimit ishin nga mrekullitë Tona më të çuditshme?

10

إِذۡ أَوَى ٱلۡفِتۡيَةُ إِلَى ٱلۡكَهۡفِ فَقَالُواْ رَبَّنَآ ءَاتِنَا مِن لَّدُنكَ رَحۡمَةٗ وَهَيِّئۡ لَنَا مِنۡ أَمۡرِنَا رَشَدٗا

‘Idh ‘ewal-fitjetu ‘ilal-kehfi fekalu rebbena ‘atina min ledunke rehmeten we hejji’ lena min ‘emrina reshedæn

Kur djelmoshat u strehuan në shpellë e thanë: "O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!"